Pse nuk flemë të qetë kur shohim ëndrra

Life style

Pse nuk flemë të qetë kur shohim ëndrra

Më: 26 prill 2016 Në ora: 23:54

Shkencëtarët kanë konstatuar se gjysma e trurit tonë mbetet e zgjuar kur provojmë të flemë në një vend të huaj. Me gjasë kjo ka të bëjë me vështirësitë e fjetjes “pasi e ndërrojmë vendin”, vështirësi me të cilën ballafaqohen shumë njerëz.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit “Brown”, kjo dukuri haset edhe te zogjtë dhe gjitarët e detit.

Kjo aftësi ia mundëson trurit që, në rast rreziku, të zgjohemi menjëherë dhe të ikim, apo edhe të luftojmë. “Ka kohë që kemi parë se disa gjitarë të detit, sikur që janë delfinët dhe disa balena, por edhe disa zogj, mund të flenë vetëm me gjysmën e trurit”, thotë Dr. Niels Rattenborg, i cili shton se kjo formë e gjumit është e logjikshme dhe e dobishme edhe për njerëzit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat