Horoskopi, 24 prill 2016

Life style

Horoskopi, 24 prill 2016

Më: 24 prill 2016 Në ora: 07:08

DASHI 21/3 - 20/4

Sot,do të jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo do t’ju rrisë besimin në vetvete. Në punë duhet të mësoheni të bashkëpunoni me kolegët tuaj. Do të vlerësoheni për gatishmërinë.

DEMI 21/4 - 21/5

Vazhdon faza e favorshme për ju dhe një bonus ekonomik do t’ju gëzojë pa masë. Një dashuri ruani bilancet. Në familje duhet të jeni më tolerantë.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Sot do të merrni informacione të vlefshme për biznesin tuaj. Në punë do të përballeni me një çështje të rëndësishme. Po e llastoni shumë partnerin tuaj.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Shumë gjëra nuk ju falin kënaqësi dhe do të donit shumë më tepër. Në punë do të arrini një moment të rëndësishëm. Është koha që të rivlerësoni një miqësi, përndryshe do të marrë fund.

LUANI 23/7 - 21/8

Duhet të bashkëpunoni me të tjerët që ta mbushni jetën tuaj. Në punë, organizimi në grup do të sjellë rezultatet që dëshironi. Mos e provokoni partnerin me të kaluarën.

VIRGJËRESHΑ 22/8 - 23/9

Nuk do të dini t’i justifikoheni një mikut tuaj për një sjellje të pakëndshme që keni pasur kundrejt tij. Në punë do të merreni me angazhime të ndryshme. Mjafton të mbani gjithçka nën kontroll.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Duhet të hidhni ju hapin e parë për të fituar një miqësi të humbur. Në punë do të inkurajoheni nga një ngjarje pozitive. Do të keni mundësinë që të përjetoni një evolucion personal.

AKREPI 24/10 - 22/11

Në dashuri do të hidhni hapa të rëndësishëm. Do të kaloni një mbrëmje në shoqërinë e familjarëve tuaj. Në punë duhet të jeni në sulm.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Yjet ju këshillojnë të mos dëgjoni të gjitha sugjerimet që ju bëhen këtë periudhë, sepse nuk janë të gjitha të rëndësishme. Reflektoni përpara se të bëni çdo hap sot.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Kjo fazë premton më shumë sukses për karrierën tuaj, por duhet të jeni të përqendruar. Në punë pranoni këshillat e të tjerëve dhe punoni në grup.

UJORI 21/1 - 19/2

Një njohje e re do t’ju bëjë të ëndërroni. Në aspektin profesional, nëse po kërkoni një punë të re do t’ju paraqitet një rast shumë i mirë.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do të jeni shumë entuziastë për një sjellje shumë pozitive të shefit tuaj karshi jush. Në dashuri duhet të jeni shumë bujarë dhe altruistë. Do të keni një përmirësim mjaft të madh ekonomik në familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat