Një psikologe thotë se duhet ta bëni këtë sapo të zgjoheni

Life style

Një psikologe thotë se duhet ta bëni këtë sapo të zgjoheni

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 09:22

Një eksperte e gjuhës së trupit nga Harvardi thotë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta përmirësuar vetëbesimin e një gruaje menjëherë – duke qëndruar si një burrë.
Në librin e saj të ri, profesoresha Amy Cuddy ka treguar top këshillat për të përmirësuar vetëbesimin e femrës – duke thënë se gjuha e tyre e trupit mund të jetë çelësi i suksesit në karrierën e tyre, romancën apo thjeshtë në jetë.

Femrat kanë një tendencë për të adoptuar një qëndrim “të pafuqishëm” i cili i bënë ato të duken të dobëte.

Cuddy thotë se kjo është për shkak të niveleve të ulëta të testosteronit. Kështu, ajo thotë se femrat duhet ta bëjnë veten të ndjehen të mëdha dhe të fuqishme.

Ajo thotë se gratë duhet të kenë një qëndrim me këmbë të ndara, duar mbi ije dhe mjekër të ngritur lartë për dy minuta përpara një takimi të madh pune ose marrëdhënie.

Cuddy thotë se kjo jo vetëm që do t’ju japë më shumë vetëbesim, por do të rrisë edhe nivelin e tyre të testosteronit, duke ulur nivelin e stresit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat