Jetoj në Gjermani, kërkoj nuse 20 vjeçare

Life style

Jetoj në Gjermani, kërkoj nuse 20 vjeçare

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 23:56

Një i ri, emigrant shqiptar në Gjermani ka zgjedhur në mënyrë të veçantë për të kërkuar nuse. Duket se emigracioni e ka ndarë nga vendi dhe për këtë ai ka mbërritur në Tiranë, konkretisht në Qytetin Studenti.

Ai ka printuar disa kartëvizita të cilat i ka shpërndarë nëpër Qytetin Studenti, duke shkruar se kërkon nuse.

“Jam një djalë 31 vjeç me qëndrim të përhershëm në Gjermani, Frankfurt. Kërkoj të njihem me një vajzë të moshës 20-26 vjeç për qëllime serioze”, shkruan i riu në kartëvizitën e tij, ku edhe ka lënë numrin e telefonit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat