Si të dukemi për Shën Valentin?

Life style

Si të dukemi për Shën Valentin?

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:07

Preokupimi më i madh që vajzat dhe gratë kanë kur bëhet fjalë për festa është dukja. Prandaj, grimerja Rrezarta Galica, e cila ka grimuar edhe këngëtaren me origjinë nga Kosova, por që gëzon suksesin në të gjithë botën, Rita Ora, do t’ju jap disa këshilla se si të dukeni bukur për 14 shkurt, ditën e të dashuruarve.

Galica, për KosovaPress tha se dukja duhet të përshtatet me ngjarjen dhe moshën e personit. Ajo thotë se për një dukje të bukur, kryesisht duhet t`i kushtojmë më shumë vëmendje tenit të fytyrës dhe duke zgjedhur konturën e duhur për ta vendosur.

Buzët ose sytë, mjafton që njërën nga këto ta vëni në pah, sepse nëse vendosni shumë grim edhe në sy edhe në buzë do të dukeni shumë rënd dhe jo bukur, është shprehur Galica.

Modelja në të cilën demonstroi makijazhin e “Shën Valentinit”, është një vajzë e re e cila sipas Galicës ka vija të bukura, prandaj, sipas saj, nuk ka nevojë për shumë grim.

Gjatë procesit keni mundësinë të shihni se si Galica do të aplikojë grimin.

Galica: Varet nga mosha dhe stili mënyra se si të grimoheni

“Varët prej moshës edhe stilit të personit, p.sh Elmira i ka 18 vje t edhe është vet e bukur siç po e shihni, i ka vijat e bukura edhe kështu që ndoshta nuk ka nevojë edhe shumë. Por, Elmirës ndoshta s’i pëlqen grimi, e ndoshta pak ma shumë ia rëndoi, po përndryshe krejt varet prej personit”, tha Galica.

“Smoking eyes”, kontura dhe buzët në pah është ajo në të cilën do të jetë fokusi i Galicës për të punuar.

Galica: Smoking eyes, kontura dhe buzët në pah janë qëllimi im

“Elmirës kam me u mundu me ia qitë vijat që i ka shumë të bukura në pah edhe me siguri kom me shkri shumë grimin edhe pse ndoshta aplikojë ma shumë se që kisha dashtë, por prapëseprapë kur të shkrihet ajo hup pak, kështu që ndoshta pak smoking eyes, kontura edhe pak buzët me ia qitë ma në shprehje”, tha Galica.

Sipas saj, vajzat e reja dhe gratë kosovare në përgjithësi, nuk është që nuk dinë të grimohen, mirëpo e teprojnë me grim.

Galica: Vajzat e teprojnë me grim

“Me ditë dinë, nuk është që nuk dinë. Ka shumë që dinë, mirëpo krejt e ekzagjerojnë. Te na është një far stili, nuk e di as vet, eastmidstwest. Na në mes, as nuk jena me Itali as nuk jena me Turqi, si në mes, një far lloj, nuk mundem me thanë që me pëlqen edhe shumë stili që e praktikojnë te ne”, tha ajo.

Teni dhe “eyeliner”-i është ku kanë ngecje vajzat e reja dhe gratë kosovare, sipas grimeres Rrezarta Galica.

Galica: Eyelinerin dhe tenin nuk dinë me përshtatë me fytyrë

“Më së shumti që më pengon është eyeliner edhe teni. Tenin nuk dinë me ba. Kështu, sa herë që t`i shohë, iu vërehet që e kanë tenin e thatë. Përdorin Mat, krejt këtu është Mat, Mat. Po, Mati nuk përdorët në çdo lloj teni. Kur à «shtë teni i thatë, ajo veç ta thanë edhe ma shumë edhe çahet. Edhe nuancën nuk dinë me përshtat, gjithë pak ju vërehet, jo pak, po shumë ju vërehet edhe menjëherë mundem me ditë çfarë lloj sherku e përdorin, se vërehet menjëherë prej qysh me thanë, finishit edhe pak a shumë mundem me ditë”, është shprehur Galica.

Grimi i syve që e ka punuar Galica është “smokyglamuroz” dhe senkat e përdorura janë të lagura dhe me shkëlqim, të përziera me mat dhe ka vendosur qerpikë të rëndë.

Galica: Smoking eye me shkëlqim është grimi në syrin e modeles

“Deri qetash edhe pse thash që kom me u mundu me ia mbrojt natyralitetin se edhe vet është e bukur edhe i ka vijat shumë të bukura, pak a shumë, kjo thirret smokyeye, glamurozsmoky. Kom përdorë senka të lagura të vizëllume, të përziera edhe me mat edhe qerpikët janë bajagi të rënda, â �œHuda Beauty Lashes Sasha”. Kjo ma shumë thirret si “smokglamurozeglo” se ka shumëvizëllim”, tha Galica.

Për vajza të cilat dëshirojnë të duken më thjeshtë se grimi që ka punuar Galica, ajo dha disa këshilla, sugjeruar qw të fokusohen më shumë tek teni dhe nëse nuk dëshirojnë që të duken shumë rëndë të lyejnë vetëm buzët ose vetëm sytë.

Ngjyrat e buzëkuqeve që janë trendi në Amerikë dhe Angli sipas Rrezarta Galicës, janë retro-rozë e cila është si mat, rozë që shkon pak si në vjollce si dhe vjollcë e bordo.

Rrezarta Galica ka shuar edhe kuriozitetin e madh, për atë se si është ta grimosh Ritwn, duke bërë të ditur se Rita Ora është një person shumë i thjeshtë për t’u grimuar, pasi që e di çka kwrkon dhe, sipas saj, kur dikush e dinë se çka do është shumë e lehtë për të punuar.

Galica: Buzët janë të lyera më thjesht

“Teni edhe sytë janë ngarkuar, buzët po ia bëjë ma lehtë. Po ia filloj me ia bo me konturë, ngjyrë pak ma të mbylltë, tani shkojë tu e hap ngjyrën” tha Galica

Sy glamuroz, buzë të lyera me një ngjyrë të hapur të lehtë dhe flokë me ande është dukja që Rrezarta Galica dhe stafi i studios së saj, ka propozuar për një darkë romantike të Shen Valentinit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat