Martesa jonë është më e fortë që kur kemi filluar të flemë ndaras

Life style

Martesa jonë është më e fortë që kur kemi filluar të flemë ndaras

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:38

Pse vallë, dy njerë që duhen me njëri-tjetrin – dhe kanë një lidhje të shendetshme dhe normale – flenë ndaras? Ka shumë arsye por tema kryesore e jona është respekti: të dy palët e kuptojmë se sa i rëndësishëm është gjumi në jetën tonë. Tregimi i një çifti për rutinën e tyre të gjumit do të ju befasojë se si asnjëri nuk ndihen të anashkaluar si pasojë e fjetjës ndaras.

Unë dhe partneri im jemi të martuar si pasojë e një lidhjë të gjatë, dhe besoj se kemi pritje të ndryshme dhe më pak pasiguri se shumica e njerëzve që mund të kenë. Ne flemë së bashku shumë rehatshmë (ashtu bëjmë edhe gjatë vikendeve dhe pushimeve), por gjatë mbrëmjeve të javës, flemë në shtrate të ndara.

Secili prej nesh ka shtratin e tij të posaçëm, ne mund ta ftojmë njëri-tjetrin të shikojmë ndonjë film të preferuar, por kur afron koha e gjumit, madje ndonjëherë na zë gjumi ashtu, por kur zgjohem në mëngjes e shoh se burri ka ndërruar vend.

Të dytë kemi profesione të ndryshme. Unë jam shkrimtare, përveç punës së rregullt që e punoj. Mua më vjen shpesh frymëzimi në mes të natës në dhomën e gjumit dhe shkruaj deri në orët e vona, ndërsa ai duhet të zgjohet herët në 5 të mëngjesit, dhe paramendo sa mund ti pengojmë njëri-tjetrit me oraret tona jot ë përshtatshme?

Arsyeja tjetër më e madhe se pse flemë ndaras, është “prania e elefantit në dhomë”. Unë gërhas, dhe jo gërhitje e lehtë, port ë ngjan si e një plaku 80 vjeçar. Unë kam alergji të ndryshme, kam pasur riparim të hundës së thyer, dhe si pasojë e kësaj nuk mund të fle pa gërhitje.

Shumica që e dinë se flemë në dhoma të ndara, na pyesin mos vallë grindemi që largohemi nga njëri-tjetri, por ne duhet t’ju tregojmë se është dallimi i orarit punues, njëri punon tëtrë natën, ndërsa tjetri duhet të zgjohet herët në mëngjes.

Ne respektojmë në thellësi njëri-tjetrin, dhe pa marrë parasysh sa flemë në shtrate të ndara, ne gjithmonë i kënaqemi kohës së kaluar së bashku gjatë vikendeve…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat