Këshillat e një stilisteje: Pesë hile për t’u dukur më e gjatë seç je në të vërtetë

Life style

Këshillat e një stilisteje: Pesë hile për t’u dukur më e gjatë seç je në të vërtetë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:23

Shumë femra janë të shkurtra dhe e kanë problem ta pranojnë këtë fakt. Zakonisht ato nuk u ndahen takave të larta, por kjo nuk është një zgjidhje dhe aq e rehatshme.

Një prej stilisteve të yjeve të Hollivudit ka rrëfyer disa hile se si femrat mund ta bëjnë siluetën të duket më e gjatë sesa është në të vërtetë.

Erin Walsh ka veshur të famshëm si Kerry Washington, Sarah Jessica Parker, Maggie Gyllenhaal dhe Kristen Wiig.

Vishu me një ngjyrë

“Ka një arsye pse vajzat vishen me një ngjyrë nga koka te këmbët. Ky truk e bën trupin të duket më i gjatë. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vishni ngjyra apo materiale të ndryshme, por në disa raste nëse vesh një ngjyrë lart dhe një tjetër poshtë, silueta mund të “pritet” në vendin e gabuar”.

Njih trupin tënd

“Askush nuk e njeh trupin tënd më mirë se ti vetë. Nëse e ke të shkurtër pjesën mbi bel, vish një xhaketë të shkurtër në vend që të zgjedhësh një të madhe, e cila të “mbyt”. Nëse ke këmbë të gjata, zgjidh një palë pantallona me bel të lartë”.

Nxirr në pah pjesët më të vogla të trupit

“Nëse ke bel të hollë, vish rroba që e tregojnë atë, si një bluzë të shkurtër apo pantallona të gjera. Nëse ke kyçe të vogla, mund të zgjedhësh një palë pantallona që i lënë zbuluar dhe t’i kombinosh me një palë taka të larta”.

Zgjidh të gjatat

“Kur është fjala për fundet, ato më të përshtatshmet janë në gjatësinë poshtë gjurit. Rreth 2 cm poshtë gjurit është gjatësia ideale. Nëse preferon minifundet, zgjidh modele që vijnë duke u ngushtuar nga lart-poshtë”.

Shmang rripin

“Nuk ka rregulla për rripin. Megjithatë, duhet të dini se sa më i gjerë rripi, aq më shumë e shkurton siluetën e trupit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat