Të brendshmet tuaja nga pambuku nxitën vetëvrasje në Indi, ja pse (Video)

Life style

Të brendshmet tuaja nga pambuku nxitën vetëvrasje në Indi, ja pse (Video)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:08

Çka nëse zgjedhja për të brendshmet tuaja është e lidhur direkt më vetëvrasjet e fermerëve në Indi.

A do t’i jepnit më shumë vëmendje të brendshmëve që ju i bleni?

Shumica e rrobave tona kanë pambuk, veçanërisht të brendshmet tona. Por mënyra se si rritet ky pambuk është shumë e rëndësishme.

Shumica e pambukut në Indi rritet nga fara gjenetikisht e modifikuar e cila kërkon plehra kimike të fuqishme dhe pesticide. Kostoja e këtyre të ardhurave dhe të hyrave të ulta ka bërë që shumë fermerë të hynë në borxhe të mëdha.

Kjo ka shkaktuar një valë të vetëvrasjeve në Indi përgjatë prodhimit të pambukut. Në dekadën e fundit më shumë se 250 mijë fermerë e kanë vrarë vetën pas futjes së farës së modifikuar gjenetikisht të kushtueshme dhe pesticideve.

Fermerët e pambukut organik janë duke luftuar këtë prirje duke përdorur plehra natyror dhe pesticide si dhe mbjelljen e farave jo të modifikuara gjenetikisht. Ju mund t’i ndihmoni këta fermerë duke blerë rroba të përbëra nga pambuku organik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat