Nxin lëkurën me solar, modelja shpërfytyrohet: Humba punën (Foto)

Life style

Nxin lëkurën me solar, modelja shpërfytyrohet: Humba punën (Foto)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 09:18

Llambat e nxirjes, edhe pse ju bëjnë më të bukur dhe tërheqës, mund të jenë të rrezikshme nëse përdoren në mënyrën e gabuar. Modelja 30-vjeçare, Zaynab Alkhatib, ka mbetur me lëkurë të dëmtuar pas seancës 32 minutëshe në pajisjen që shërben për nxirjen e lëkurës.

Ngjarja ka ndodhur në Mançester, ku vajza të mërkurën e kaluar tha se e kishte ndarë procesin e nxirjes në dy pjesë brenda ditës; të parin e kishte bërë në mëngjes dhe kishte zgjatur 20 minuta dhe të dytin e kishte bërë pasdite dhe që kishte zgjatur 12 minuta.

Në seancën e dytë, lëkura e saj nisi që të digjej shumë. “Ata duhet të më kishin njoftuar për rreziqet”, tha modelja për “Mançester Evening News”, duke shtuar se kishte humbur disa punë në profesionin e modelingut, për shkak të asaj që kishte ndodhur.

“Duhet të bëja një set fotografish këtë javë, por nuk mundem. Humba punën për një javë për faj të nxirjes me llamba”, e mbylli rrëfimin Zaynab Alkhatib.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat