Si ndikon lidhja e gjatë në shëndet

Life style

Si ndikon lidhja e gjatë në shëndet

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 01:21

Probleme më të vogla mendore për çiftet që i kapërcejnë pesë vitet. Një studim i botuar nga prestigjiozja “British Journal of Psychiatry” ka arritur në konkluzionin se një marrëdhënie e gjatë në çift ul problemet e mundshme mendore të individit.
Kërkimi ka firmën e një grupi kërkuesish të Universitetit Otago, në Zelandën e Re, i cili ka analizuar një kampion prej 1000 personash mbi 30 vjeç.
Sipas rezultateve, subjektet deklaronin se marrëdhëniet e gjata në çift dëshmonin edhe një përqindje më të vogël të problemeve psikologjike në krahasim me të tjerët që tregonin se marrëdhëniet e tyre zgjasnin në një periudhë me pak se dy vjet.
Nëse mes njerëzve që nuk ishin të lidhur përqindja e rrezikut për të pasur probleme psikologjike ishte 16% dhe mes atyre që kishin një marrëdhënie që zgjaste më pak se 2 vjet përqindja ishte 23%. Ata që ishin duke jetuar një lidhje që i kishte kapërcyer 5 vitet, rreziku i problemeve psikike ishte me 9%. Jetëgjatësia e një raporti ndikon në mënyrë pozitive mbi rrezikun e depresionit, mbi prirjet e rastit për vetëvrasje dhe mbi problemet e varësisë ndaj alkoolit dhe drogës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat