Gruaja: Për inat të tim shoqi, bëj seks me komshiun

Life style

Gruaja: Për inat të tim shoqi, bëj seks me komshiun

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:35

“Për inat të sime vjehrre shkoj dhe fle me mullixhiun”, kjo është pikërisht shprehja tipike që i shkon për shtat kësaj vajzë londineze.

Një vajzë britanike i ka dërguar një letër gazetës “The Sun” ku kërkon ndihmën e një psikologeje pasi ka nisur një histori të fshehtë dashurie me komshiun e saj.

Sipas vajzës e gjithë historia filloi pasi i dashuri i saj nuk po i kushtonte vëmendjen e duhur.

Letra e plotë e vajzës

“Jam ngatërruar me komshiun tim, por të dy ne jemi të lidhur. A duhet të ndahem me të apo me të dashurin tim?…apo me të dy? Unë dhe i dashuri im kemi pasur një raport fantastik për 5 vite më radhë. Tani më duhet ta shtyjë unë për çdo gjë që ka të bëjë më jetën tonë intime. Ai është 29 ­vjeç ndërsa unë jam 23­ vjeçe. Në fillimet tona ne kemi përfundoi duke bërë seks me komshiun pasur një jetë shumë aktive seksuale, ai kërkonte të bënim dashuri çdo ditë por tani nuk ka më dëshirë. Unë e kuptoj që është në punë dhe ndoshta lodhet, por ai nuk fle gjumë…pasi kthehet nga puna ai ose luan lojëra ne kompjuter ose shikon televizor. I gjithë ky ndryshim erdhi sapo ne nisëm të bashkëjetonim. I kam kërkuar që të bëjmë një pushim për disa ditë pasi kjo mbase e bën të ndryshojë por ai më thotë që nuk është nevoja dhe që vazhdon të më dojë po njësoj. Disa muaj më parë, kur po fusja disa gjëra brenda në shtëpi, fryu një erë e madhe dhe e përplasi derën duke e mbyllur, e duke më lënë mua jashtë. Fillova të sillesha poshtë e lart duke tentuar të merrja në telefon të dashurin tim por ai nuk më përgjigjej. Pak minuta më vonë hap derën fqinji im, me një pamje shumë rinore, dhe ofrohet të më ndihmojë. Pasi i thashë se çfarë më kishte ndodhur ai me tha të hiqja mbi supet e tij dhe të ngjitesha në taracën e pallatit për tu futur më pas nga dritarja e tualetit. Dhe kështu bëmë… unë arrita ta hap derën dhe e ftova brenda për një gotë si shenjë falënderimi. Pasi erdhi hapa një shishe verë dhe nisëm të pimë nga një gotë. Gotat erdhën njëra pas tjetrës dhe arritëm tek shishja e dytë. Pas asaj përfunduam duke flirtuar dhe u ngjitëm në dhomën e gjumit dhe.. bëmë dashuri…kisha kohë pa u ndjerë aq mirë. Prej asaj dite ne vazhdojmë të takohemi sa here që unë mundem dhe e duam njëri­tjetrin më shumë se sa si shokë…por nuk dimë çfarë të bëjmë pasi jemi në lidhje me partnerët e mëparshëm”.

Përgjigja e psikologes

Nëse seksi me të dashurin tënd ka qenë i mirë dikur, do të thotë që ju mund t’i përjetoni sërish ato ditë. Nëse ti e do atë, atëherë thuaj që jeta juaj seksuale duhet të jetë më e kënaqshme, përndryshe kjo mund të çojë në një ndarje. Kështu nëse ti dëshiron të mos i japësh fund, mund ta rifitosh sërish atë dhe të përfundosh eksperiencën me fqinjin. Por nëse shikon që lidhja me të dashurin tënd nuk përmirësohet atëherë kërkoji fqinjit tënd që të ndahet nga e dashura e tij dhe të nisni një histori së bashku pa një të tretë në mes. Nëse ai nuk pranon…atëherë fillo kërkimet për një djalë, të ri, beqarë dhe që t’i pëlqejë seksi”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat