Horoskopi 10 shkurt 2016

Life style

Horoskopi 10 shkurt 2016

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 08:25

DASHI 21. mars – 20. prill

Ne planin sentimental do jene beqaret me te favorizuarit nga te gjithë. Qe ne orët e para te mëngjesit ata do realizojnë takimi fantastike. Te dashuruarit duhet t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Do ndihen me mire. Ne planin financiar me ne fund do vendoset ekuilibri dhe nuk do keni asnjë tronditje. Do i shlyeni edhe borxhet e hershme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do kaloni eksperienca mbresëlënëse gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do ju duket vetja si ne një ëndërr te bukur. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Edhe për beqaret do jete një dite goxha e favorshme kështu qe duhet shfrytëzuar çdo mundësi. Ne planin financiar nëse jeni te kujdesshëm keni për te pasur përmirësime te konsiderueshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Yjet do ua mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me partnerin tuaj. Komunikimi do jete baza e gjithçkaje. Beqaret do e dine mire çfarë te bëjnë kur t’iu jepen mundësi për takime. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar do ju dalin goxha probleme te cilat nuk do ju lënë aspak te qete. Beni kujdes.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift ka për te qene me e mire se kurrë ndonjëherë me pare. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do ndani me te edhe disa sekrete te se shkuarës. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person dhe do jene gati te bëjnë edhe ndonjë çmenduri për te qene pranë tyre. Ne planin financiar duhet sa me shpejt te vendosni rregull.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nuk do zgjidheni me humor te mire sot ju te dashuruarit dhe mund te keni mosmarrëveshje te forta me partnerin qe ne mëngjes. Beqaret nga ana tjetër do bëjnë mire t’i shprehin sa te mundin ndjenjat e tyre pasi nëse nuk e bëjnë dikush tjetër do ua rrëmbejë personin qe pëlqejnë. Me financat nuk duhet te bëni gabime aspak sepse mund te mbeteni shpesh pa para.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do ketë goxha përmirësime sot. Nuk do jeni me kokëfortë dhe do pranoni te bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime edhe nëse do iu jepen mundësi te arta. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë mire është te reflektoni para se te kryeni shpenzime.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me re do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mosmarrëveshjet ne çift kane për te qene te njëpasnjëshme. Beqaret do kalojnë një dite te mire edhe pse jo me ndonjë takim për t’u veçuar. Duhet te presin edhe pak kohe për ndryshimet me te mëdha. Ne planin financiar duhet t’i kufizoni ne maksimum shpenzimet pasi ne te kundërt do keni tronditje.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do jeni te vendosur te përdorni çdo mjet ne mënyrë qe ta stabilizoni jetën tuaj ne çift. Do keni vështirësi, megjithatë ne fund do ja dilni mbanë. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me çdo person qe do ju dale para sepse mund te lëndohen tej mase. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit kur nuk e prisni.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj sot dhe mos i shkoni kundër nëse doni një jete te qete. Me gabimin me te vogël situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë kërkesa te shumta për personin qe do duan te kenë pranë dhe nuk do e gjejnë dot me te përshtatshmin. Gjendja financiare do jete delikate, por do arrini t’ia dilni.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe do bëni te pamundurën për ta harruar te shkuarën. Beqaret nuk do jene ne qejf për te dale me ndonjë person, por pas një takimi drithërues do ndryshojnë mendim. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e te afërmve pasi shpejt mund te gjendeni ne vështirësi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Zemra juaj nuk do ndihet shume mire gjate kësaj dite sepse partneri nuk do ju trajtoje ashtu si ju dëshironi. Ne fakt ai është shume i ngarkuar prandaj nuk ju kushton shume kohe. Ne te vërtetë ndjenjat e tij për ju janë te forta. Beqaret duhet te bëjnë akoma me shume durim për ta ndryshuar situatën. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mos keni probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do kaloni momente te vështira ju te dashuruarit. Here pas here do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do toleroni për asnjë arsye. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë asnjë moment nga ftesat qe do ju bëhen. Financat do jene tejet delikate, ndërkohë qe do ju kërkohet te shlyeni borxhet dhe te paguani faturat e muajit. Gjendja do jete vërtet e vështirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat