10 mënyra romantike për ta befasuar partnerin për Shën Valentinin

Life style

10 mënyra romantike për ta befasuar partnerin për Shën Valentinin

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:22

Dëshiron ta bësh partnerin të ndihet më i dashuruar ditën e Shën Valentinit? E lodhur me të gjitha idetë banale? Lajmi i mirë është që ke mundësi me këto ide të reja dhe romantike ta bësh Shën Valentinin një festë vërtet speciale.
Restorantet duhet të jenë të mbushur plot me çifte atë ditë, kështu që nuk është kjo mënyra më e mirë dhe më romantike për të festuar. Përfundimisht, kërko vende të tjera. Natyrisht, mund të kërkosh diçka më shumë se qirinjtë e zakonshëm, ëmbëlsirat në formë zemre apo edhe të brendshmet seksi të Victoria’s Secret. E sigurt është që ai do të t’i pëlqejë idetë e mëposhtme.

Puthja pasionante e mëngjesit
Zgjoje partnerin në mëngjes me një puthje pasionante të Shën Valentinit. Ke kohë mjaftueshëm për t’u bërë profesionist në puthje dhe mund ta surprizosh atë me teknikat e puthjes. Fillo mëso dhe praktikohu çdo ditë, sepse kështu do ta bësh atë të bjerë sërish në dashuri.

Një ditë pa teknologji
Në ditët tona njerëzit nuk mund ta imagjinojnë veten pa smartphone apo pa laptop. Interneti zë një pjesë të mirë të rutinës sonë, kështu që do të jetë surprizë për partnerin nëse do të të shihte një ditë pa asgjë prej tyre. Pa Facebook. Pa Instagram. Kërkoji edhe partnerit të ndjekë shembullin tënd. Ka shumë gjëra që mund të bëni bashkë, jeni të sigurt që keni nevojë për internetin?

Letër dashurie në ëmbëlsirat në formë zemre
Çfarë mund të ishte më e bukur se sa një letër e shkruar me shkrim dore bashkë me ëmbëlsirat e festës? Letrat e dashurisë janë një modë e vjetër tashmë, por jo për dashuritë e vërteta. Bëj vetë disa mini kekë të vegjël dhe vendos një letër dashurie brenda tyre.

Një shënim dashurie në mur
Nëse partneri nuk është shumë i dhënë pas ëmbëlsirave, mund të përdorësh një mënyrë tjetër për t’i treguar atij dashurinë. Një shënim në mur “Ti je përgjithmonë shpirti im binjak” ose “Ti je një në 1 milion” apo edhe një letër e gjatë me portretin e tij. Imagjino fytyrën e tij kur ta shikojë faqen e murit.

Një telefonatë e jashtëzakonshme
Nëse do t’i telefonosh në mes të ditës (edhe nga një numër tjetër) dhe do t’i këndosh atij këngën e preferuar apo do t’i lexosh një poemë dashurie, natyrisht do ta bëje të lumtur për Shën Valentin. Çfarëdo që të bësh, sigurohu që të jetë vërtet telefonatë e jashtëzakonshme.

Një udhëtim të ri
Praktikisht, ndërsa çiftet vendosin të shkojnë së bashku në pushime me rastin e Shën Valentinit, meshkujt bien në kompromise dhe i lënë femrat të zgjedhin. Po Shën Valentini nuk është vetëm për femrat, shkruan revista class. Nëse e di që partneri pëlqen një vend në veçanti që dëshiron të vizitojë, ftoje atë në një udhëtim. Ai do ta vlerësojë shumë dhuratën.

Një portret
Shën Valentini është edhe një mënyrë për të treguar se sa bujare je me dashurinë dhe sa shumë do ta shprehësh atë. Para së gjithash, kjo është dita për të dhënë dhe marrë dhurata, ndërsa e dyta është një dhuratë e personalizuar. Jo çdo mashkull merr një portret për Shën Valentin apo edhe në ditë të tjera feste. Bëhu kreative dhe krijo kujtime me dhurata unike.

Një vakt i gatshëm
Kjo është një ide gjeniale për të gjitha vajzat të cilat nuk e kanë qejf gatimin dhe që kanë marrëdhënie të keqe me kuzhinën. Nëse nuk ke gatuar asnjëherë asnjë vakt për partnerin, përpiqu të porositësh disa gjëra të vogla që do ta mrekullojnë atë për festë. Pastaj, përpiqu të kombinosh disa ushqime duke u përpjekur të gjesh aftësitë për disa gatime bazike.

Spa në shtëpi (dite ose nate)
Nëse jeni të dy me fat për të qëndruar në shtëpi ditën e Shën Valentinit, pse nuk qetësoheni edhe për pak? Një Spa në shtëpi për gjithë ditën është një mënyrë fantastike për dashurinë. Fik telefonat, ndiz disa qirinj dhe argëtohuni me praninë e njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës. Nëse keni programuar takime, të braktisurit e tyre do të jetë super romantike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat