Filluam në sms, por ja ku përfunduam...

Life style

Filluam në sms, por ja ku përfunduam...

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 14:38

Pa pritur, një mbrëmje, mu fut online në MSN një zonjë, e cila u prezantua si grua 45-vjeçare, mësuese dhe mjaft e ngritur për nga kultura e komunikimit. Unë, si 25- vjeçar që jam, fillova të imagjinoj se si do të ishte që të kem një mësuese, e cila do të më mësonte edhe për “punët e shtratit”…

Përshëndetje… jeni për bisedë? – mu drejtua zonja.

– Me kënaqësi, e nderuar. Por, do të doja të di moshën tuaj, sepse biseda do të jetë më kuptimplote, nëse e di që po flas me një femër të pjekur dhe jo me ndonjë kullerkë – ia ktheva.

Asaj, si duket, i lash përshtypje që në fillim dhe filloi të qeshej pa ndërprerë.

– A e di bre çun që unë jam e djegur se jo e pjekur – më tha zonja.

– Prandaj, kërkova të di moshën. Unë jam 25-vjeçar – i tregova.

– E di se unë jam shumë më e vjetur se ti! – rrëfehej zonja.

Megjithatë, unë insistoja pa ndërprerë të më tregoj moshën e saj, sepse më përshtatej në bisedë dhe, pse jo, edhe u mbusha epsh për faktin se është më e moshuar. Më kaploi dëshira që të më mbështillte në gji, duke më përkëdhelur si nëna foshnjën, e unë t’i zbatoja mësimet e saj në praktikë.

– Unë, mor çun i mirë, jam 45-vjeçare, por ndihem shumë më e re se mosha që kam – më tha zonja.

– Natyrisht se duhet të ndiheni ashtu dhe kurrë as mos e qoni mendjen kah pleqëria. Sidoqoftë, a mund ta kuptoj këtë se ju jeni aktive edhe në punët e shtratit? – e pyeta, pa një e pa dy.

– Natyrisht, por e kam të vështirë të lirohem me dikë, sepse në Kosovë të gjithë meshkujt, sapo e shfrytëzojnë një femër, u rrëfehen shokëve. Prandaj, është rrezik të vendos në këtë drejtim – u ankua zonja.

– Unë, e nderuar, jam tip që kënaqëm, pikërisht kur ajo kënaqësi është shumë diskrete dhe intime. Po më hetoi dikush se jam në lidhje me dikë, nuk ka më vend për kënaqësi – i thash.

Si duket, kjo thënie imja ishte çelësi kryesor që ajo të lirohej menjëherë në bisedë dhe të harroj se ne sapo u njohëm. Menjëherë filloi të më fliste për dëshirat dhe qejfet e saj. Ndërkohë që më tregoi se burri i saj më shumë ishte jashtë shtëpisë se sa me të. Më tha troç se i ishte mërzitur edhe jeta bashkëshortore, gjithnjë duke dëgjuar nga shoqet e saj se si burri po i ndiqte lokalet e natës, paralel me të rinjtë. Natyrisht se ai ishte i pasur, por që zonja me të cilën flisja dëshironte diç më shumë se pasuria materiale. Ajo më tha se është tejet e varfër shpirtërisht, sepse i mungonte mashkulli.

– Më beso se jam çmendur në pleqëri… Bile, me ta thënë të drejtën, do ta dëshiroja një çun si puna jote. Ama, nuk e di se sa je i fjalës – më tha pa ngurrim zonja.

– Të premtoj se do të jem nxënës i mirë dhe i dëgjueshëm. Nuk do të dëshiroja të dëshpërohesh me mua – i thash.

Të nesërmen i hipa kerrit, u mbusha parfum dhe u vesha mirë. Me të arritur në vendin e caktuar, u gjendëm në një restorant të vogël, por mjaft i qetë dhe i përshtatshëm për biseda të tilla..

Duke pirë makiato, ne vazhduam bisedën e mbrëmshme dhe përfunduam në motel…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat