Horoskopi, 9 shkurt 2016

Life style

Horoskopi, 9 shkurt 2016

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 07:36

Dashi 21/3 - 20/4

Nëse doni siguri në marrëdhënien tuaj në çift është momenti që të veproni. Merrini gjërat me qetësi dhe shtruar dhe gjithçka do të shkojë në vendin e vet.

Demi 21/4 - 21/5

Mendoni gjithmonë për punën, por sot këtë gjë duhet ta shmangni, programoni një ditë ndryshe me njeriun tuaj të zemrës. Në planin financiar do të keni përmirësime.


Binjakët 22/5 - 21/6

Fantazi, lumturi të jetuari dhe shumë dëshirë për t’ia mbathur me partnerin/ en, realizojeni këtë dëshirë. Askush nuk mund t’jua prishë terezinë, tashmë e keni vendosur.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Për të jetuar një ditë romantike, mbroni privatësinë tuaj për sa i përket marrëdhënies suaj në çift. Kushtojuni vetëm pasionit dhe dëshirës për të shprehur ndjenjat.

Luani 23/7 - 21/8

Dita e sotme paraqitet e bukur për ata që janë në një marrëdhënie dashurie. Do kuptoheni mjaft mirë me njeri tjetrin dhe do kaloni momente të qeta sot.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Krijoni një atmosferë lumturie përreth jush, organizoni diçka speciale me partnerin/en! Një ambient i pasur me energji pozitive ku krijohet një harmoni, kjo është ajo që ju pëlqen.

Peshorja 24/9 - 23/10

Dashuri dhe liri për marrëdhënien tuaj në çift. Personi i zemrës do të përfshihet dhe do ju mbështesë në gjithçka. Beqarët do kalojnë një ditë të mirë dhe pse jo me ndonjë takim.

Akrepi 24/10 - 22/11

Nëse pretendoni shumë nga partneri/ ja përpiquni të zbuloni nëse duhet t’i ndani ndjenjat tuaja. Ndonjëherë mendimi vetjak nuk shprehet në mënyrën e duhur.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Shpikja juaj do t’iu lejojë me siguri që të ndryshoni diçka esenciale. Tashmë jeni në paqe me partnerin/ en dhe askush nuk do t’ju prishë këtë qetësi.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Nëse ju pëlqen qetësia, për të jetuar në mënyrë të veçantë përjashtoni nga jeta juaj të gjitha takimet për sot dhe dedikojani ditën personit tuaj të zemrës.

Ujori 21/1 - 19/2

Kërkoni bashkëpunimin e partnerit/ es sot dhe gjithçka që keni planifikuar do realizohet. Beqarët duhet të bëjnë akoma më shumë durim për ta ndryshuar situatën.

Peshqit 20/2 - 20/3

Një darkë romantike me partnerin/ en mund t’ju japë emocione të mëdha. Më mirë mos t’ia bëni të ditur askujt, edhe mendimi është energji dhe zilia mund t’ju bëjë dëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat