Horoskopi, 8 shkurt 2016

Life style

Horoskopi, 8 shkurt 2016

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 07:15

Dashi 21/3 - 20/4

Gjatë kësaj dite do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Saturnit dhe Uranit. Do të ketë të reja mjaft pozitive për ato gjëra, të cilat i keni pritur prej kohësh.

Demi 21/4 - 21/5

Kjo fillim jave nuk do të fillojë me ritmin e duhur. Por më tej gjërat do vijnë duke u përmirësuar. Mundohuni të mos nxitoheni për t’u dhënë zgjidhje problemeve pa arsyetuar.


Binjakët 22/5 - 21/6

Ndikimi i Diellit dhe Hënës do të bëjë që të humbisni fuqinë, sidomos në dashuri. Në sferën familjare do mund të mbyllni një çështje të lënë hapur me një të afërm.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Orët e para të punës do jenë disi të vështira për t’u përballuar, por në gjysmën e dytë të ditës do të jeni të mbushur me krijimtari. Do të keni ide brilante në punë.

Luani 23/7 - 21/8

Në saje të ndikimit të yjeve do të ketë impulse pozitive në shenjën tuaj. Dielli dhe Hëna do të dhurojnë një ditë përrallore, si për të dashuruarit edhe për ata që janë vetëm.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Kjo do të jetë një ditë shumë e mirë nga pikëpamja sentimentale dhe ekonomike. Trekëndëshi i Jupiterit, Hënës dhe Venusit do të krijojnë një qark të mbyllur, që do t’ju favorizojë.

Peshorja 24/9 - 23/10

Urani do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, prandaj do e keni të lehtë të përballoni problemet e ditës. Kjo e hënë do të dominohet nga dëshira për të bërë blerje.

Akrepi 24/10 - 22/11

Katër yje do të qëndrojnë në shenjën tuaj në saje të Marsit, në bashkëpunim me Plutonin, Venusin dhe Mërkurin. Pjesa më e favorshme do të jenë financat.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Kjo është shenja më e favorizuar e ditës, në sajë të ndikimit të Saturnit, Diellit, Hënës dhe Uranit. Përfitoni për të reflektuar. Sot do ju vejë mbarë në çdo gjë.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Venusi, Plutoni dhe Urani do të bëjnë që dita e parë e javës të mos shkojë mirë. Dikush nga ju do të lëndohet, sidomos për disa çështje personale, që do të bëhen publike.

Ujori 21/1 - 19/2

Nëse e diela ka qenë me fat, e hëna nuk do të jetë e tillë. Hëna në bashkëpunim me Marsin do t’ua vështirësojnë situatat. Bëni durim, pasi çdo gjë do jetë kalimtare.

Peshqit 20/2 - 20/3

Parashikimet astrologjike për këtë të hënë nuk janë negative. Ndikim mjaft të favorshëm do të ketë Dielli. Në dashuri tregohuni ashtu siç jeni dhe jo siç do dëshironit të ishit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat