Horoskopi ditor, e shtunë 6 shkurt 2016

Life style

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shkurt 2016

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 07:12

Dashi

Yjet shpresojnë për ju që të jeni në alegri të plotë në ambientet që do të gjendeni, larg nga stresi dhe mërzitjet e punës së përditshme. Meshkujt e kësaj shenje do të ndihen më të dashuruar. Beqarët mund të pëlqejnë një person i cili sapo është ndarë nga dikush tjetër, prandaj bëni kujdes. Financat do kenë goxha përmirësime.

Demi

Një plan paqeje në familje dhe në dashuri. Është e nevojshme që të krijoni një sintoni perfekte me personat e zemrës përpara se Venera të kalojë te Luani. Natë e zjarrtë. Beqarët nuk duhet ta lënë jetën e tyre në dorën e të tjerëve, sepse do të vuajnë më vonë. Me shpenzimet do i keni punët mirë.

Binjakët

Do t’ia dilni mbanë shumë mirë një rreziku, por ju rekomandohet që të mos bëni gjëra që mund të rezultojnë të dëmshme për marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do jenë të entuziazmuar. Në planin financiar gjendja parashikohet e mirë.

Gaforrja

Kudo që të gjendeni Hëna e plotë do të jetë një ogurmirë për zemrën tuaj, gjithnjë në dashuri. Do të dashuroni dhe do të dashuroheni, prandaj shfrytëzojeni këtë ditë. Beqarët do ndihmohen nga Mërkuri dhe do kenë një ditë mjaft të begatë. Në planin financiar do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

Luani

Sot gjithçka do të shkëlqejë për ju! Për të gjithë të dashuruarit yjet kanë parashikuar momente relaksi dhe lumturie përkrah njeri-tjetrit. Beqarët as që do mendojnë për dashurinë sot, pasi do kenë mjaft çështje të tjera për të zgjidhur. Në planin financiar parashikohen disa probleme.

Virgjëresha

Mos i tregoni pa takt aftësitë tuaja. Shmangni stresin fizik. Do të keni nevojë për dashurinë e partnerit/es, pa ndërlikime, mos hezitoni ta kërkoni. Beqarët do ende sa andej këtej për të gjetur dashurinë por nuk do ja arrijnë. Financat do jenë të qëndrueshme.

Peshorja

Për të gjithë ata që gëzojnë statusin e të qenurit çift sot yjet kanë parashikuar shumë dashuri për ta. Është moment i mirë për të bërë fëmijë. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim në mënyrë që të gjejnë vërtet njeriun e përshtatshëm. Me financat do keni probleme serioze gjatë kësaj periudhe.

Akrepi

Femrat mund të kenë një rol në çështjet e parave dhe investimeve. Mos humbni kohë. Të dashuruarit prej kohësh nuk duhet të humbasin më kohë, momentet e veçanta dedikojani personit të zemrës. Beqarët do ndihmohen nga Venusi dhe do e gjejnë personin që po kërkonin. Ditë e vështirë për financat.

Shigjetari

Pas shumë vitesh hëna e plotë duket se do të bëjë një revolucion të vërtetë për personat që i përkasin kësaj shenje. Do të jeni shumë me fat dhe pasioni do të dominojë jetën në çift. Beqarët do vazhdojnë me aventurat kalimtare dhe nuk do ndërtojnë një lidhje serioze. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme.

Bricjapi

Hëna do t’ju sigurojë një të re në familje për ata që janë në çift, e cila do të konkretizohet muajin e ardhshëm me hënën e plotë. Mos mendoni shumë çdo gjë! Beqarët do pëlqejnë shumë një person, por do ngurojnë të hedhin hapin e parë. Menaxhoni mir shpenzimet, për të përmirësuar buxhetin.

Ujori

Romantizmi dhe pasioni do të jenë shumë të theksuar sot për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Ky Saturn ju ka ndryshuar, ju ku kthyer si dikur për nga ana seksuale. Beqarët pa u munduar shumë do arrijnë të gjejnë personi e duhur që do ua shndërrojë jetën në një ëndërr. Në planin financiar fati do jetë me ju.

Peshqit

Jupiteri ju mbështet. Venera është gjithmonë pranë jush dhe garanton dashuri për të gjithë të dashuruarit. Beqarët e adhurojnë qetësinë e tyre dhe nuk do kërkojnë ta ndryshojnë statusin. Financat do mbeten ende të turbullta, kështu që do ju duhet të përqendroheni në një menaxhim të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat