Martesa, a nënkupton “jetë të vdekur seksuale” ?!

Life style

Martesa, a nënkupton “jetë të vdekur seksuale” ?!

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 18:22

Martesa, përveq tjerash është edhe një mundësi dhe formë e mirë, që ciftet t’i bëjnë ato “testet” e ndryshme seksuale, që kanë në mëndje, duke filluar nga format dhe mënyrat e ndryshme të kryerjës se seksit, si dhe vendeve të ndryshme, në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Disa meshkuj, pas martesës së tyre, fillojnë që të jenë pak me të zbehët karshi, mardhënieve të rregullta seksuale, arsyetime të ndryshme, por si duket për ta janë faktike, por sipas seksiologëve ato janë arsyetime të kota dhe nuk kanë ndonjë bazë reale mbrenda për mbrenda tyre.

Si arsye për këtë gjë, llogariten të jetë mos përkushtimi sa duhet për mardhëniet seksuale apo neglizhenca për të bërë seks, dhe pastaj kjo vetvetiu të largon edhe nga dëshira për mardhënie seksuale. Arsye tjetër është edhe fakti, kur nuk i kushtohet vëmendje sa duhet partnerit tuaj dhe pastaj duke sikur jeni duke shmangur kërkesat dhe kështu që në një farë formë kjo gjë edhe ju largon nga mardhëniet seksuale dhe dëshira për seks.

Pastaj, shpesh herë koha dhe momenti nuk është i përshtatshem për të bërë mardhënie seksuale, duke u nisur nga fakti se jeta është bërë shumë dinamike, dhe çdo ditë e më shumë vazhdon me këtë intenzitet, atëherë nëse ne nuk i gjejmë vetit pak kohë dhe hapsirë për gjëra të tilla, atëherë në një farë forme kjo edhe do të na largojë nga kryerja e rregullt e mardhënieve seksuale.
Dhe në fund mund të themi, se kur lidhja juaj ka tjera probleme dhe kështu që ato do shkaktojnë edhe mungesën e mardhënieve të rregullta seksuale, ngase duke u koncentruar më shumë me ato probleme, seksi vihet në rendin e dytë, tret apo edhe më poshtë, kështu që shpesh herë edhe problemet e këtilla mbrenda për mbrenda jetës së ciftëve shkaktojnë edhe mungesën e mardhënieve të rregullta seksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat