Arsyet për të pasur pranë një mik ose mikeshë

Life style

Arsyet për të pasur pranë një mik ose mikeshë

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:20

Sidomos pas moshës 50 vjeç, pasja e një miku ose mikeshe përmirëson jetën. Aq shumë sa ky faktor ia kalon edhe një diete si dhe ushtrimeve fizike.

Këtë e thotë një studim i Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill. Kjo është hera e parë që cilësia e marrëdhënieve ndërpersonale është shqyrtuar në aspektin e rrezikut ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe të kancerit.

Kathleen Mullan Harris dhe James Haar kanë treguar se është e rëndësishme që adoleshentët dhe të rinjtë të inkurajohen për të lidhur miqësi të forta.

Sipas tyre, kjo gjë është po kaq thelbësore sa të mësuarit për të ngrënë shëndetshëm dhe për të pasur një jetë aktive. Shoqëria e mirë është e domosdoshme edhe në moshën e pleqërisë: jetohet më gjatë.

Pasja pranë vetes së një miku apo mikeshe është e rëndësishme për të paktën pesë arsye.

Një femër për mike
Një studiuese nga Universiteti i Miçiganit, Stephanie Brown, ka demonstruar se miqësia mes femrave ka një efekt pozitiv për humorin, kjo për shkak se ajo është në gjendje të ndikojë edhe në prodhimin e hormoneve.

Në veçanti, shkarkon sekretimin e progesteronit (një tjetër substancë e cila vepron duke luftuar nivelin e ankthit) në dëm të kortizolit, ose hormonit të stresit.

Një mik në punë
Studime të ndryshme kanë treguar se kultivimi i miqësive të mira në vendin e punës i ndihmon njerëzit të jenë më të lumtur, krijues, produktivë dhe kompetitivë.

Ndonjëherë edhe shumë: për shembull, një sondazh i kryer nga LinkedIn, ka zbuluar se 68% e personave të lindur pas vitit 1980 do të sakrifikonin një miqësi në këmbim të një promocioni në punë.

Dhimbja kalohet me shoqëri

Hulumtuesit në Universitetin e Mançesterit dhe Warwick kanë thënë se për të qenë mirë dhe për t’u shëruar në periudha depresioni, nuk duhet vetëm të përpiqeni për të qenë të lumtur, por edhe të rrethoheni nga persona aktivë dhe pozitivë, të cilët mund të jenë në gjendje të ndikojnë me perspektivën e tyre edhe në momentet më të vështira.

Një mik zgjat jetën

Lisa Berkam dhe Leonard Syme janë dy epidemiologë të Universitetit Jale dhe të Kalifornisë, të cilët kanë studiuar gjendjen e shëndetit dhe lidhjet shoqërore të rreth 7 mijë personave, duke marrë parasysh martesën, kontaktet me familjarët, numrin e miqve dhe pjesëmarrjen në organizata të ndryshme.

Tek ata që kanë pasur një rrjet shoqëror të reduktuar, të limituar dhe pak kontakte intime (në harkun kohor të nëntë vjetëve), ka rezultuar një normë vdekshmërie pothuajse e dyfishtë në krahasim me ata që kishin më shumë miq në jetën e tyre,

Bisedat përmirësojnë kujtesën

Bisedimi qoftë edhe për dhjetë minuta me një person tjetër, përmirëson kujtesën dhe rrit aftësitë njohëse. Studimi i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Miçiganit është publikuar në revistën “Social Psychological” dhe “Personality Science”.

“Nga studimet tona ka dalë se socializimi rezultonte efikas kur kryheshin ushtrime mendore për të përmirësuar kujtesën dhe performancën intelektuale”, ka shpjeguar autori i studimit, Oscar Ybarra, psikolog në Institutin për Kërkimet Shoqërore (ISR) në Universitetin e Miçiganit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat