‘Mora në shtëpi nxënësit e mi adoleshent dhe bëra seks me ta’

Life style

‘Mora në shtëpi nxënësit e mi adoleshent dhe bëra seks me ta’

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 18:14

Michelle Mellinger jepte mësim në një shkollë në Pensilvani, kur u dërgonte mesazhe nxënësve, i merrte me makinë dhe bënin seks në apartamentin e saj.

Mellinger, ish-mësuese në një shkollë për fëmijët me nevoja speciale është nën akuzë pasi ka bërë seks me të paktën katër nxënës.

Policia thotë se 48-vjeçarja u dërgonte mesazhe viktimave, i merrte me makinën e saj dhe bënin seks në apartamentin e saj. Sipas inveztigimit të bërë nga shkolla, mësohet se katër viktimat janë nën 18-vjeç.

48-vjeçarja nga Pensilvania, SHBA, u arrestua të premten me akuzën e seksit me disa nxënës.

Sipas rrefimit të nxënësve, fillimisht mësuesja u bënte seks oral. Mësuesja është në qeli, pasi nuk kishte mundësi të paguante garancinë.

Shkolla kreu vetë një investigim për këtë rast dhe raportin ia dorëzoi policisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat