Produktet kozmetike koreane tërheqin konsumatorë nga e gjithë bota

Life style

Produktet kozmetike koreane tërheqin konsumatorë nga e gjithë bota

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 14:15

Produktet koreane për kujdesin ndaj lëkurës dhe ato kozmetike po fitojnë gjithmonë e më shumë popullaritet në të gjithë botë. Çelësi për suksesin e tyre qëndron në përbërësit e tyre natyralë të cilësisë së lartë, që e përmirësojnë lëkurën, pa përdorur asnjë përbërës të dëmshëm, që mund të shkaktojë efekte anësore negative.

Çmimi i tyre i përballueshëm është një tjetër sekret, pasi ato nuk janë të shtrenjta, megjithë cilësinë e tyre të lartë dhe përbërësit natyralë. Shumë prej këtyre markave janë më pak se 10,000 uonë koreano-jugorë (KRW), ndërsa më të shtrenjtët variojnë mes 50 – 60, 000 KRW. Po t’i krahasosh me marka të tjera të shtrenjta, produktet koreane për kujdesin ndaj lëkurës dhe ato kozmetike hyjnë tek çmimet e përballueshme, çka e rrit akoma më shumë kënaqësinë e konsumatorëve.

Një shembull i tillë është një laps për sytë i markës “Tony Moly”. Ky produkt ka për qëllim të vizatojë konturin e syrit, duke përdorur një lloj boje, tip xheli me furçë. Është rezistent ndaj ujit dhe qëndron gjatë, edhe nëse përdoruesi djersin ose loton. Çmimi i tij është nën 10,000 KRW dhe është i volitshëm për t’u përdorur. I ndihmon përdorueset fillestare të kozmetikës ta vizatojnë lehtë dhe butë konturin, pa krijuar rrudha. Përdorueset mund të zgjedhin nga një total prej shtatë ngjyrash, që rreshtohen nga e zeza, kafe, kaki dhe e zezë perlë. Ky produkt ka fituar popullaritet të madh, si brenda dhe jashtë Koresë.

“Tony Moly” është e njohur edhe për dizajnet e saj unike të paketimit, ku përfshihen buzëkuqet në formë balsami, apo kremi i duarve me pjeshkë në formë fryti apo edhe shishet e parfumit në formë lepujsh të vegjël. Çmimi i produkteve të tilla është nën 10.000 KRW dhe janë të lehtë për t’i mbajtur me vete, pasi janë të vegjël, me dizajne të bukur që tërheqin vëmendjen e dëshiruar. Në sajë të popullaritetit të tyre, Tony Moly regjistroi shitje me vlerë në afro rreth 330 miliardë KRW në vitin 2014. Produktet e saj gjenden në dyqanet “Sephora”, një zinxhir global dyqanesh kozmetike në Evropë, duke qenë produkti i parë i një markë kozmetike koreane.

Kremrat “BB’ të Missha-s janë gjithashtu shumë të kërkuar përtej oqeanit. Më 11 nëntor 2014, në një ditë pushimi të njohur si Dita e Beqarëve, Missha shiti një total prej 56,123 kuti kremi BB në Kinë. Ndryshe nga kremrat e zakonshëm BB, që janë vajorë dhe e kanë me shumicë nuancën e grisë, ata nuk janë të yndyrshëm dhe i japin shkëlqim lëkurës.

“Missha” ka fituar popullaritet gjithashtu për produktet e saj anti-moshë, sipas sondazheve me konsumatorët. Në një test për cilësinë realizuar nga organizata “Consumers Korea” , Kremi i Rinisë së Pavdekshme të “Missha”-s u rendit i dyti në testin kundër rrudhave dhe kremrave zbardhues, mes 12 kremrave anti-rrudhë, përfshi edhe disa marka luksi importi. Ky produkt është bërë një ndër më të shiturit mes produkteve anti-rrudhë të kujdesit ndaj lëkurës.

Kremrat me bazë kërmilli dhe maskat me kërmill të firmës “It’s Skin” janë gjithashtu produkte “të detyrueshme për t’u blerë” nga konsumatorët aziatikë në ditët e sotme, veçanërisht ata kinezë dhe japonezë. Këto produkte përmbajnë ‘mucin’, një lloj ekstrakti i trashë dhe rrëshqitës që nxirret nga kërmilli dhe që hidraton dhe ndihmon rigjenerimin e lëkurës. Menjëherë pas aplikimit ai thithet lehtësisht nga lëkura, duke e zbutur atë. Këto produkte përmbajnë gjithashtu arbutin dhe adenozine, që shërbejnë për të pakësuar rrudhat dhe ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës.

Një tjetër produkt i suksesshëm i “It’s Skin” është kremi “Power 10 Formula”. Kjo është një esencë e pasuruar fort, që ndihmon në trajtimin e 13 lloje problemeve të lëkurës. Ky produkt është veçanërisht popullor për konsumatorët amerikanë, evropianë dhe rusë. Secili nga të 13 produktet përmban përbërësh të shëndetshëm për lëkurën të tillë si vitamina A, vitamina C, ekstrakte të majasë, kolagjen dhe enzimën Q10, që të gjitha në një ampulë të vetme, në mënyrë që përdoruesit të zgjedhin mes 13 varieteteve produktin e duhur për tipin e tyre të lëkurës.

Produktet e kujdesit për lëkurën, të bërë me bazë floriri dhe përbërës të tjerë luksi janë gjithashtu shumë popullorë. “Nature Republic” ka tërhequr shumë vëmendjen për kremin e fytyrës i bërë nga 99 për qind ar i pastër, xhelatinë mbretërore dhe krimba mëndafshi të artë. Ky produkt është një krem në formë xheli me xixa ari. Ai hidraton, ushqen dhe zbut lëkurën, duke e bërë njëkohësisht më të tendosur.

Xheli zbutës me aloe është gjithashtu një produkt shumë i suksesshëm i “Nature Republic”. Ky produkt përbëhet në masën 92 për qind nga aloe natyral dhe përmban vitaminë C. Kur përthithet nga lëkura, e hidraton dhe qetëson çdo lloj problemi të lëkurës.

Media të ndryshme ndërkombëtare e kanë ndjekur popullaritetin në rritje të produkteve koreane të kujdesit ndaj lëkurës dhe ato kozmetike. Kështu RTV amerikan NBC i ka kushtuar produkteve kozmetike koreane një emision të titulluar “Produktet koreane të bukurisë, dikur të panjohura, hyjnë në përditshmërinë amerikane”, transmetuar më 6 janar.

Duke përmendur popullaritetin e kremrave dhe maskave për fytyrën BB, në këtë emision u nënvizua se “ndërsa blogerët e bukurisë ka kohë që ngazëllehen për opsionet e kujdesit ndaj lëkurës nga Koreja, kompani më të specializuara si “Sephora” dhe “L’Oreal” janë njohur tashmë me to”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat