Horoskopi, 2 shkurt 2016

Life style

Horoskopi, 2 shkurt 2016

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 07:28

Dashi

Vazhdoni të ndiqni gjurmët pozitive ku gjendeni. Beqarët do bien në dashuri me shikim të parë dhe e ardhmja do ju ndryshojë. Me financat tregohuni të kujdesshëm.

Demi

Sot duhet të jeni të aftë që të “zhdukni” nga dita edhe mendimet e këqija. Momentet e qetësisë duhet t’ia kushtoni partnerit. Beqarët do jenë sensualë dhe ka gjasa të realizojnë takime interesante.

Binjakët

Problemet që do t’ju kanosen sot do të mund t’i injoroni qetësisht. Gjeni pak kohë për të kaluar përkrah partnerit. Sektori i financave do ketë përmirësime të njëpasnjëshme.

Gaforrja

Sot duhet të lini mënjanë angazhimet e ditës dhe të kaloni momente relaksi dhe qetësie me partnerin. Edhe lidhja juaj ka nevojë për kohën e vetë. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Luani

Merrini gjërat me një hap më shpejt lidhur me jetën tuaj në çift dhe bëjini vetes një favor për të shmangur çdo lloj mendimi që do të hapte plagët. Financat janë të mira.

Virgjëresha

Mos u merrni më me situatat që këto ditët e fundit nuk ju kanë kënaqur. Beqarët nuk do të ndihen vetëm. Për financat nuk duhet të shqetësoheni, pasi do të jenë edhe më të mira se më parë.

Peshorja

Kjo do të jetë një ditë e qetë gjatë të cilës mund të përballoni lehtësisht dhe me qetësi një sërë çështjesh që i shtynit prej shumë kohësh. Në planin financiar do përballeni me situata delikate.

Akrepi

Sugjerimet që ju vijnë së fundmi duket se nuk funksionojnë më në jetën tuaj sentimentale. Tashmë keni në dorë të gjitha letrat fituese. Me shpenzimet tregohuni të matur.

Shigjetari

Kjo ditë nuk do të jetë shumë e thjeshtë për ju, por lajmi i mirë është se keqkuptimet me partnerin do të marrin fund me ditën e nesërme. Në planin financiar gjendja do vij, duke u përmirësuar.

Bricjapi

Lërini gjërat të ecin, mos u ndalni. Në këtë çast kritik nuk duhet të bëni melodrama, por të bëni të pamundurën për të nxjerrë jashtë anën tuaj pozitive. Në planin financiar bëni kujdes.

Ujori

Dëshirat jo gjithmonë realizohen, të paktën jo në mënyrën që ju doni. Gjithsesi mos u dëshpëroni për shkak të një vështirësie. Financat do të jenë të qëndrueshme.

Peshqit

Merrini vendimet tuaja, duke folur qartë me partnerin dhe duke i shpjeguar disa çështje të mbetura pezull. Beqarët do kenë njohje të reja, por asnjëra prej tyre nuk do ju pëlqejë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat