Keni pasur SEKS me më shumë se 10 persona? A është kjo normale!

Life style

Keni pasur SEKS me më shumë se 10 persona? A është kjo normale!

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 10:57

Çka mendoni, a përcakton numri i partnerëve seksualë se a dikush është i papërvojë apo me më shumë përvojë për lidhje? A keni edhe ju dilema të këtilla? Sa do të duhej të kishte partneri juaj ish të dashura, përkatësisht sa ish të dashura është e tepërt për shijen tuaj.

Nëse këtë do t’ia thoni në takimin e parë, me siguri do t’ju thërrasë në të dytin!

Një hulumtim është marrë me temën e ish-partnerëve seksualë dhe cili numër konsiderohet i tolerueshëm.

Në anketë kanë marrë pjesë 1.000 njerëz, ndërkaq pos tjerash, rezultatet kanë treguar që njerëzit të cilët kanë më pak se 10 partnerë seksualë gjatë jetës konsiderohen seksualisht të papërvojë.

- Këto gjëra ndryshojnë shumë shpejt. Mendoj që të gjithë po bëhemi gjithnjë e më tolerantë dhe të prirë për aventura seksuale. Po ta kishim bërë anketën para dhjetë vjetësh, meshkujt do të kishin pritur që partnerja potenciale, para se të ishin njohur me të, të ketë pasur marrëdhënie me shumë më pak partnerë – thonë britanikët të cilët kanë marrë bërë anketën.

Gjithashtu, anketa ka treguar që meshkujt u shmangen femrave të cilat kanë pasur më shumë se 10 partnerë, ndërsa femrat me më shumë se 20 partnerë fare nuk u janë joshëse.

Pothuajse 35 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve kanë thënë që dëshirojnë të dinë se me sa partnerë ka pasur seks i zgjedhuri i tyre, përkatësisht e zgjedhura e tyre.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që seksualiteti te femrat është mjaft fleksibil se sa kur është fjala te meshkujt. Kjo do të thotë që femrat në shumicën e rasteve u janë tërheqëse edhe meshkujve edhe nga femrat, gjë që u jep më shumë mundësi të zgjedhjes së partnerit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat