Mënyrat si t`ia ndreqni ditën bashkëshortit

Life style

Mënyrat si t`ia ndreqni ditën bashkëshortit

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:45

Çdo njeri ka ditën e tij të keqe. Bashkëshorti juaja ndoshta sot e ka atë ditë, gjë që mund të shkaktohet nga lodhja, stresi ose edhe nga mungesa e interesit që ai tregon për punën që bënë , pasi që ajo nuk është puna që ai çdo herë e ka ëndërruar.

Nënat janë shtylla e shtëpisë, ajo është njeriu që kujdeset për çdo njëri në shtëpi dhe për qetësin e tyre.

Këto janë disa nga format që në mënyrë të thjeshtë mund ta qetësoni bashkëshortin tuaj:

Priteni te dera kur kthehet nga puna: Ndonjëherë ndoshta mund të jetë e vështirë që t`i leni punët në gjysmë dhe të vraponi drejt derës për ta pritur bashkëshortin, mirëpo bëjeni këtë , sepse kjo do ta bënte atë të ndjehet shumë mirë.

Mos e pritni në derë me problemet që i keni kaluar gjatë ditës me fëmijët: Është normale dhe veti shumë e mirë që të bisedoni me bashkëshortin për ditën e juaja, mirëpo mos ia nxini frymën atij , priteni deri sa të çlodhet dhe pastaj bisedoni.

Dëgjojeni: Pasi ai të ketë pushuar për disa minuta, pyete se si kishte qenë dita e tij. Bëjeni të kuptojë që ju i kushtoni 100 % vëmendje.

Lavdërojeni: Ndonjëherë bashkëshorti juaja ka nevojë që të dëgjoj nga ju sa i mirë është. Bëjeni ta kuptoj që nëse e ka kaluar një ditë të keqe nuk i bije që ka një jetë të keqe.

Lejojeni të luaj me fëmijët: Pas një dite të vështirë, reagimi juaj i menjëhershëm ndaj fëmijëve mund të jetë që të mbajnë qetësin dhe të mos i pengojnë babait të tyre, mirëpo kjo mund të jetë gabim. Loja me fëmijët mund të ia shpërqendrojë mendjen dhe mund ta largojë atë nga rutina e përditshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat