Çka do te thotë kur ëndrroni se jeni duke bërë dashuri?

Life style

Çka do te thotë kur ëndrroni se jeni duke bërë dashuri?

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:32

Tradhtia

Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton, gjithsesi është një përvojë shqetësuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më së shpeshti është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse detyrimet ne pune të partnerit tuaj janë shtuar, ndërsa ai ka gjithnjë e më pak kohë për t’jua kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është pasojë e pritur.

Seks “i befasishëm”

Përvoja seksuale me dikë i cili në realitet nuk ju është tërheqës, tregon për atë që ndonjë karakteristikë e atij personi ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.

Të bësh dashuri me një të panjohur

Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh ose nuk arrin ta pranosh.

Seks me ish-in

Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ose ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.
Seks me shumë persona
Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni duke bërë seks me shumë partnerë, diçka në jetën reale ju mungon. Nëse në ëndërr dominojnë femrat, ju mungon butësia, nëse janë meshkuj dhe keni qenë dominuese, atëherë ju mungojnë prekjet fizike, si p.sh. përqafimet dhe kapja përdore me partnerin, thonë ekspertët.

Personi që urreni

Ndodh qe neper ëndrra te përqafoni personin që vërtetë e urreni. Por, ndonëse duket e pamundshme, do të thotë se ai person, sado që është i padëshirueshëm, ka cilësi që edhe ju dëshironi t’i keni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat