E ëmbël, seksi, e mrekullueshme: Ja çka vërtet çfarë kuptimi kanë kur ju thotë kështu një mashkull!

Life style

E ëmbël, seksi, e mrekullueshme: Ja çka vërtet çfarë kuptimi kanë kur ju thotë kështu një mashkull!

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:23

Ka disa fjalë me të cilat femrat nuk dëshirojnë të përshkruhen, aq më parë nga meshkujt të cilëve u pëlqejnë. Ja çka vërtet u kalon nëpër kokë meshkujve kur ju thonë që jeni e ëmbël, seksi apo e mrekullueshme.

Çfarë mendon kur thotë: “Je e ëmbël”

Femrat e ëmbla nuk janë shumë seksipile, por janë tërheqëse në mënyrën e vet. Me fjalën “e ëmbël” do të përshkruaj femrën e cila është shumë e turpshme për të preokupuar shikimin e dikujt në një klub të mbushur plot. Mirëpo, nëse dëshiron, ajo do të mund t’ia arrinte, sepse është tërheqëse.

Nga ana tjetër, femrës së ëmbël është më lehtë t’u ofrohesh, ndërkaq kryesisht duken fizikisht të reja dhe kanë fytyrë të rrumbullakët. Për shembull, “e ëmbël” është Jennifer Aniston në serinë “Miqtë” dhe Alexis Bledel në “Vajzat e Gilmorit”, transmeton Telegrafi.

Çfarë mendojnë kur thonë “Je seksi”

Femrat e tilla janë në qendër të vëmendjes, mirëpo, pos atributeve të dalldisura, atuja më e madhe u është vetëbesimi. Natyrisht, femrat e tilla kanë çdo gjë që mashkullit t’ia marrin mendtë, ndërkaq seksipiliteti i vërtetë qëndron në brendinë e tyre.

Bashkimi i pamjes fizike dhe i sensualitetit natyror janë kombinime plotësuese. Angelina Jolie dhe Scarlet Johanson janë shembuj të shkëlqyeshëm të femrave misterioze të cilat rrezatojnë seksiplitet.

Çfarë mendojnë kur thonë: “Je e mrekullueshme”

Kjo thënie është një kualitet të cilin e kërkojnë te bashkëshortet e ardhshme, ndërkaq bukuria nuk është vetëm karakteristikë sipërfaqësore. Personin e mrekullueshëm nga pamja e jashtme dhe e brendshme i bashkon edhe seksipiliteti edhe ëmbëlsia. Vërtet femrat shumë të bukura më së shumti tregohen kur veshin tuta, kur janë pa grim dhe me flokë të ngritura.

Natyrisht, fustani dhe grimi edhe më shumë do të theksojnë bukurinë e tyre natyrore, mirëpo nuk është e domosdoshme. Olivia Munn është shembull i femrës së mrekullueshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat