Horoskopi, 1 dhjetor 2015

Life style

Horoskopi, 1 dhjetor 2015

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:15

DASHI 21/3 - 20/4

Horoskopi për sot parashikon një ditë pozitive për ju, kjo me Uranin aleat që ju jep avantazh në disa fusha. Dita fillon mirë, jeni mjaft aktiv dhe dinamik.

DEMMI 21/4 - 21/5

Sot do ta keni të vështirë për t’i parë gjërat me pozitivitet. Një perde e humorit të keq do t’ju shoqërojë sot dhe ju do t’ju duhet të merreni edhe me Mërkurin kundërshtar.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Horoskopi për sot parashikon një ditë të favorshme, ku me mbështetjen e Mërkurit do ta keni më të lehtë ju që jeni në çift që të gjeni dialogun e përshtatshëm.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

E martë monotone ju pret, dhe kjo është arsyeja pse mendja do të bredhi në vende të tjera. Puna nuk po ju shpërblehet ashtu si ju do të donit.

LUANI 23/7 - 21/8

Edhe sot yjet ju buzëqeshin aq shumë sa që ky fat i papritur do të ndjell për ju më shumë përfitime. Hëna aleate me ju do t’ju nxisë drejt mundësive për sukses.

VIRGJËRESHΑ 22/8 - 23/9

Yjet kanë parashikuar përjetimin e një dite të qetë. Ajo për të cilën do të shqetësoheni sot do të jetë një merak financiar, por mos u stresoni, gjithçka do e kaloni me lehtësi.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Urani armiqësor ju shtyn drejt një lufte. Tensionet dhe keqkuptimet ka të ngjarë të kërcënojnë paqen tuaj në mendje, por nuk do të jetë e lehtë t’ju marrin buzëqeshjen.

AKREPI 24/10 - 22/11

Horoskopi për ditën e sotme ofron një të martë të vështirë. Paratë kurrë nuk janë të mjaftueshme, dhe kjo do ju shtyjë të luftoni me kufizimet e forta të vendosura.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Një ditë e lumtur kjo e sotmja për ju. Me favorizimin e yjeve, në veçanti Mërkuri dhe Urani, ju ofron shumë optimizëm dhe vitalitet!

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Horoskopi sot paraqet raporte të qeta në qiell tuaj astral. Silleni veten edhe në interesat tuaja, dhe mendoni për disa momente relaksimi gjatë ditës.

UJORI 21/1 - 19/2

Jeta parashikojnë një të martë mjaft të qetë. Dashuria do t'ju japë ushqim për të menduar. Hëna në Luan ju bën më të guximshëm.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Horoskopi për sot parashikon që në plan të parë të jetë puna, e cila do të mbajë të zënë mendjen tuaj. Urani ju bën shumë aktiv, dhe Mërkuri stimulon kreativitetin tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat