Çfarë të bëni nëse fëmijët nuk janë mirënjohës?

Life style

Çfarë të bëni nëse fëmijët nuk janë mirënjohës?

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:59

Ndonjëherë duam që fëmijët tanë të vlerësojnë më shumë atë se çfarë bëjmë për ta. Pa e ekzagjeruar, ju mund të krijoni tek ata një ndjenjë faji për atë që kanë ose një idealizim të prindërve, të cilët “sakrifikojnë” kundrejt tyre.

Ekzistojnë disa truke për t’i sensibilizuar, në mënyrë që të kuptojnë atë se çfarë po jetojnë. Fëmijët që e kuptojnë këtë, do të jenë mundësisht të rritur dhe gjithashtu në gjendje për t’ua transmetuar brezave të ardhshëm.

– Mësojini me fjalën faleminderit

Gjeni mundësinë që në familje të përdoret sa më shumë fjala faleminderit nga të gjithë pjesëtarët e saj: është shumë e rëndësishme që fëmijët t’u thonë faleminderit prindërve për atë që marrin, ndërsa nga ana tjetër, ata duhet ta vlerësojnë dhe t’ua kthejnë falënderimet fëmijëve për kontributet e tyre të vogla ose të mëdha, brenda familjes.

– Shpjegojini se si mund të merret diçka

Është e nevojshme që fëmijëve t’u shpjegoni se ajo që kanë përfituar apo kanë marrë, ka qenë e mundur falë veprimeve të prindërve, të cilët kanë menduar për nevojat e fëmijëve të tyre dhe që janë vënë në lëvizje në mënyrë që t’i konkretizonin.

Për shembull, pse jo, ju mund të shoqëroheni nga fëmijët kur shkoni për të bërë pazar apo kur qëndroni në kuzhinë për të gatuar. Duke u shpjeguar atyre këto veprime, do t’i bëni të kuptueshme se momenti i drekës ishte i mundur falë gjithë kësaj serie veprimesh. Shpjegojini se duke u rritur, edhe ata do të japin kontributin e tyre.

– Stimulojini dhe pyetini

Fëmijët duhet të mësohen të ndihen të lirë dhe të kërkojnë atë se çfarë duan; kjo nuk do të thotë se ajo që kërkojnë do të jetë e tyrja automatikisht. Një refleksion dhe mundësitë do të jenë ato që do t’i çojnë drejt “jo”-së dhe “po”-së.

– Stimulojini dhe nxitini të reflektojnë

Ndihmojeni fëmijën të kuptojë se ai, përveçse mund të pyesë, mund edhe t’i japë shumë, si familjes ashtu edhe shokëve e shoqeve apo kujtdo që ka nevojë. Do të jetë e dobishme gjithashtu ta shoqëroni për të kuptuar se jo të gjithë mund të kenë atë që mund të ketë ai dhe ta ndihmoni të reflektojë mbi psenë.

– Mësojini që të kënaqen

Do të jetë e rëndësishme që fëmija të dijë të kënaqet me atë që ka dhe të mos ketë nevojë gjithmonë për të pasur më shumë, pra të përshtatet të shijojë atë se çfarë disponon. Për një aspekt të tillë, është shumë i rëndësishëm shembulli i vetë prindërve; edhe ata duhet të kënaqen për atë se çfarë kanë dhe se nuk duhet të jenë gjithnjë në kërkim të të pasurit pafund.

– Lërini të dëshirojnë

Bashkë me aftësinë për t’u kënaqur, është e rëndësishme që fëmijët të mbajnë gjallë zakonin e tyre e të kenë dëshira dhe të shpresojnë t’i imagjinojnë ato. Në këtë kuptim, mos harroni se kjo do të jetë e mundur vetëm në masën në të cilën nuk do të mund të kenë gjithçka dhe se nuk do t’i plotësohet çdo kërkesë apo dëshirë që ata kanë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat