60-vjeçari me dy bashkëshorte (Foto/Video)

Life style

60-vjeçari me dy bashkëshorte (Foto/Video)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 14:56

Një 60-vjeçar është martuar me të dashurën e tij 19-vjeçare, me mbështetjen e bashkëshortes së tij 44-vjeçare. Tani, gruaja e tij e re është shtatzënë.

Pastori Thom Miller, një i burgosur, tashmë po krijon jetën në një shtëpi të re në Ohio, së bashku me dy bashkëshortet. Belinda 44 vjeçe dhe Reba 19 vjeçe, shprehen se janë të lumtura me jetën e tyre në poligami. Kur Miller mbaroi së ndërtuari shtëpinë e re, Belinda dhe Reba shkuan të jetojnë me të, duke kaluar tre net me të secila.

Ai ka edhe një kishë, aty ku u martua edhe me 19-vjeçaren. Miller dhe Belinda kishin biseduar rreth poligamisë pasi u martuan, 7 vite më parë. Por, ideja e tyre u realizua kur u takuan me Reba Kerfoot, të cilën 60-vjeçari e ka njohur që fëmijë.

“Fillimisht familja ime tha se ajo çfarë po bënim nuk ishte e drejtë. Sipas tyre nuk ishte e drejtë që unë të kisha një martesë të dytë, kur e kisha një bashkëshorte. Por, tani që e dinë që jam i lumtur edhe ata janë të lumtur”, shprehet Reba.

Ajo ka shtuar: “Të ndash bashkëshortin me një tjetër ndonjëherë është mirë, por ndonjëherë është e mërzitshme. Mundohem që të mos bëhem xheloze. Kur nuk është radha ime mundohem që të bëj ndonjë gjë apo të dal me shoqërinë. Fëmija do të ketë dy nëna dhe jam shumë dakord me këtë”.

“Doja të kisha më shumë persona në familje. Të paturit një grua tjetër në shtëpi është bukur, për mua është sikur të kesh një motër përreth. Thom është dashuria e jetës sime, ndërsa Reba është bekimi i jetës”, është shprehur 44-vjeçarja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat