Horoskopi, 30 nëntor 2015

Life style

Horoskopi, 30 nëntor 2015

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:50

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të planifikojnë aktivitete fizike. Fantazitë dhe imagjinata do t’iu shoqërojnë gjatë gjithë ditës.

Demi

Nëse gjysma juaj nuk është e motivuar sot, mos u shqetësoni. Të jeni të sigurt se njerëzit që iu rrethojnë, përfshirë edhe partnerin do të jenë shumë besnik.

Binjakët

Intuita juaj do të ketë shumë ndikim gjatë ditës. Nëse zëri juaj i brendshëm këmbëngul në diçka, sigurohuni që ta ndiqni atë.

Gaforrja

Asgjë nuk është e pamundur për të lindurit e kësaj shenje gjatë kësaj dite. Mund të jeni dembelë, të brishtë dhe të ngadaltë deri në mbrëmje, aq sa nuk do të doni të lëvizni nga krevati juaj.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të jenë energjikë dhe as do të kenë qejf të përfshihen në argëtim aktiv. Kjo është një ditë e mirë për të pushuar, pse jo për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u marrë me veten tuaj.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite nuk duhet të mbështeteni në të menduarin racional. Intuita juaj do t’iu tregojë çdo gjë përpara se të filloni në analiza të thella.

Peshorja

Kjo ditë do të thellojë emocionet tuaja dhe do ta bëjë intuitën tuaj më akute. Bashkë me situatat romantike do të jeni të shqetësuar edhe mbi çështje financiare apo pronësie.

Akrepi

Duhet të ngushtoni rrethin tuaj shoqëror në mënyrë që ta largoni veten nga njerëz që iu irritojnë. Dëgjoni veten tuaj dhe njihni nevojat tuaja të fshehta.

Shigjetari

Skenari kryesor do të zhvillohet në botën tuaj të brendshme, lidhur me jetën tuaj private dhe botën e jashtme. Bëhuni të guximshëm dhe mendoni mirë me veten tuaj.

Bricjapi

Duhet të nisni të parashikoni të ardhmen e dëshiruar pasi gjatë kësaj dite shumë prej jush do kenë aftësi për të bërë diçka të tillë. Të vetmet gjëra që do t’iu duhen janë indiferenca sipërfaqësore dhe bilanci i brendshëm.

Ujori

Kjo është dita kur do të përhumbeni në mendime. Të menduarit me logjikë e gërshetuar me imagjinatën tuaj të gjallë do t’iu ndihmojë për të bërë një bilanc të gjërave.

Peshqit

Gjatë kësaj dite peshqit do të jenë të fjetur, misteriozë dhe të ëmbël. Situata kaq të çuditshme janë të bollshme, por kjo nuk do të thotë se duhet të humbni kontaktin me realitetin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat