Emri i mashkullit zbulon se sa i zoti është në seks

Life style

Emri i mashkullit zbulon se sa i zoti është në seks

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:05

Merreni një letër dhe lapsin dhe filloni të llogarisni: çdo zanoreje të emrit të mashkullit (pra, me shkronja A, E, I, O, U) shtoni numër të caktuar dhe mblidhini dhe lexoni se sa i zoti është ai në poshtë çarfafit.

Nëse fitoni numër dyshifror, mblidhini shifrat e tij, duke fituar njëshifrorët. A-1, E-5, O-6, U-3.

Rezultatet:

1. Rreth tij vërtet do të duhet të angazhoheni derisa më në fund të pranojë seksin. Dhe kur më në fund ndodh kjo, do të jetë jashtëzakonisht i butë dhe dashnor i zjarrtë.

2. Mashkulli i tillë është i mërzitshëm, ai është vetëm një hije e zbehtë e dashnorit që do të dëshironte ta kishte çdo femër pranë vetes.

3. Mashkulli i tillë e adhuron seksin, madje seksin e ashpër. Mirëpo, pas disa javësh të kaluara së bashku me të, do të kini ndjenjën që të gjitha i ka planifikuar që më parë dhe shumë shpejt do t’ju bëhen të gjitha të mërzitshme.

4. Me mashkullin e tillë mund të përjetoni seks të mrekullueshëm – por vetëm nëse keni interesa të njëjta dhe dëshira si edhe ai.

5. Fjala është për mashkullin jashtëzakonisht të këndshëm. Ai i di të gjitha dëshirat sekrete dhe di t’ju bëjë të “çmendeni” pas tij me vetëm një prekje.

6. Numri gjashtë është numër i djallit. Nëse dëshironi të përjetoni lumturi të paharrueshme, të përjetoni ndjenja intensive dhe afsh, është e sigurt se nga ky tip mashkulli nuk do të ndaheni.

7. Asnjë mashkull nuk do të tregojë më shumë ndjenja se mashkulli i tillë. Ai di të dëgjojë bashkëbiseduesin e vet, është shumë i kujdesshëm dhe dashnor shumë i këndshëm.

8. Numri 8 është numër i pafundësisë, ndërkaq ju keni “kapur” mashkullin, i cili e di kur është mjaft. Ai gjithmonë dëshiron seks, madje seks intensiv.

9. Numri 9 simbolizon mashkullin e shfrenuar dhe “të egër”. Dhe kur mashkulli i tillë demonstron afshin e vet, do të keni ndjenjën sikur keni kaluar në një botë krejtësisht tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat