10 gjëra që s’duhet të mungojnë kurrë në gardërobën e mashkullit

Life style

10 gjëra që s’duhet të mungojnë kurrë në gardërobën e mashkullit

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:23

Djemtë e vërtetë kanë kokën e tyre. Dhe është më mirë kështu. Sidoqoftë, kjo nuk na pengon të ofrojmë disa këshilla për të pasur një dollap perfekt rrobash për çdo mashkull. Por sikurse thoshte dikur edhe Oscar Wilde: “Ai thotë gjëra që më acarojnë. Ai më jep këshilla të mira“. Atëherë merrini këshillat tona më të mira në këtë aspekt më pak si oferta e më shumë si rekomandime miqësore, për t’u dukur më këndshëm. Bota e grave do të impresionohet prej tyre: e garantuar.

1. T-Shirt-i klasik i bardhë

James Dean e dinte. Një T-Shirt i bardhë, bën që çdo burrë të duket mirë. S’ka rëndësi nëse është nën një xhaketë lëkure, nën një këmishë xhins, apo e lëshuar mbi pantallona. Sidoqoftë, nëse ndiqni këshillën tonë, bëni mirë të mbani veshur nga ato me material elastik. Kjo e mban stabël formën e saj. Ndërsa për sa u përket formave, lërini rrugë të lirë fantazisë: me fyt rrumbullak ose në formë zemre: si të dëshironi.

2. Një kostum që ju rri mirë

Sigurisht se nuk është surprizë, pasi përbën një element bazik për gardërobën e çdo mashkulli: Kostumi. Edhe në rastet kur nuk keni evente çdo ditë, ai duhet të gjendet në gardërobë, për çdo rast. Kështu që: djem, investoni në një kostum të mirë, edhe nëse ju duhet thjesht për ta veshur në punë. Në kundërshtim me mikeshat tuaja, ju mund ta vishni atë përgjatë një harku të gjatë kohor, e ky është pra një avantazh që mund ta kenë vetëm meshkujt, apo jo?

3. Një palë rroba banje siç ju ka hije

Në plazh ne jemi thuajse të zhveshur dhe kemi në trup vetëm pak copë, çka shpesh e përmirëson dukjen tonë. Kështu që është e rëndësishme që pikërisht këtë material, çdo mashkull ta trajtojë si “ujët e pakët” e ta ketë gjithnjë me vlerësim në gardërobë. Në kohët tona vlen: rrobat e banjës shkojnë maksimalisht deri te gjunjët. Një opsion mund të ishin qoftë ato të gjelbrat e fare të shkurtrat të tipit “Borat”, qoftë ato të gjatat e të gjerat. Dikush parapëlqen të ashtuquajturat “Retro”, e kush ndjek trendin, mban ato më aktualet të tipit “Dad-Bod“.

4. Këpucët klasike të tipit “Oxford”

Histori e moçme: Një vajzë takon një djalosh. Djaloshi e dashuron vajzën. Vajza i urren këpucët e tij. Por diçka e tillë nuk mund të kishte ndodhur me një palë këpucë klasike të tipit “Oxford”. Ndryshe nga “Derby”, lidhja te këto këpucë është e mbyllur. Kjo e bën këpucën klasike elegante dhe mund ta bëjë këmbën të duket po ashtu. Kombinohen perfekt me xhinset dhe me ndonjë mantel, dhe të mrekullojnë në rast të një veshje “Smart Casual-Look” në sytë e miqve e sidomos të mikeshave.

5. Të brendshme me stil

Nëse ju dalin në pah të brendshmet, puna bëhet serioze. Dhe asnjë burrë në botë nuk do të dëshironte dështimin në këtë aspekt. Vrima, njolla, apo gjëra të tjera të ngjashme, janë një “No-Go” absolut e të pamendueshme kur vjen puna tek to. Rregulli strikt: të posedoni minimalisht tetë çifte syresh në dollapin tuaj për çdo rast. Kush bën shumë sport, duhej t’i bënte ballë situatës në mënyrë respektive. Për sa i përket formës më të përshtatshme, vendos shija personale, e nga eksperienca ne mund të pohonim se më shumë shkojnë bokserat “Retro” në të zezë.

6. Xhinset perfekte

Çfarë të themi për to? Xhinset, qysh nga lindja e tyre në vitin 1872, janë kthyer në kult dhe vijojnë e do të vijojnë të mbesin të tilla. Ato shkojnë si në raste pune, ashtu dhe në raste të kalimit të kohës së lirë. Sfida e vetme është të gjesh formën dhe madhësinë e përshtatshme. Këtu ndihmon vetëm të provosh, derisa të gjesh atë të duhurën – siç ndodh me dashurinë …

7. Këmisha e bardhë, perfekte

Këmisha e bardhë, është ekuivalente me T-Shirt-in e bardhë për rastet zyrtare. Dhe ne rekomandojmë një trend universal: atë me mëngët “Kent” ose “Button-Down”. Mëngët krahpeshkaqen janë më shumë të formatit “business”, ndërsa ato me jakë të ngritur, ngjajnë shumë informale.

8. Një xhaketë lëkure e lëshuar

Xhaketat e lëkurës nuk janë vetëm perfekte, por tregojnë edhe pjesën më mashkullore te burrat. Mendoni një herë për ikona të tilla si Marlon Brando, Michael Jackson, David Beckham apo ndonjë anëtar të bandës së “Rolling Stones”-ave. E nuk ka mundësi që të tillë idhuj të rinisë, të kenë gabuar. Aktualisht janë në modë ato të prerjes tip “Biker”.

9. Një çantë “Weekender” prej lëkure

Vjen dita në të cilën bëhet edhe pushimi i parë, diku jashtë me partneren, apo kur në fundjavë të duhet të shkosh te vjehrri. Në të dyja rastet, nuk i duhet vënë viza çantës së madhe të lëkurës. Për udhëtimet tri apo katërditore, çantat e tipit “Weekender”, janë askesori ideal, kështu që nuk duhet të mungojnë kurrë në dollapët tuaj. Ato janë të afta të durojnë peshë, ngjajnë shumë mashkullore, moderne, të bukura dhe mund të merren me vete edhe në udhëtimet me avion.

10. Ora e dorës, shoku ideal

Dashuria për detajet e bën një diamant origjinal, një xhevahir të vërtetë. Kjo ndodh edhe me modën. Femrat, sigurisht se janë me shumë distancë para meshkujve në këtë aspekt, por që nuk do të thotë se burri mund ta distancojë veten tërësisht prej tyre. Baza për secilin sirtar apo dollap të vogël aksesorësh mashkullorë, ia nis nga një orë dore klasike. Ajo duhej të përfaqësonte karakterin e një mbajtësi sovran e të reflektonte stilin e tij individual. Vetëm në këtë mënyrë, ajo do të kthehej në një objekt të vërtetë me vlerë, e shok besnik për çdo mashkull.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat