Fjala që mund t’ju shpëtojë martesën

Life style

Fjala që mund t’ju shpëtojë martesën

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:49

Shprehja e mirënjohjes ndaj partnerit mund të jetë mënyra më e mirë për të ruajtur një martesë të lumtur. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën “Personal Realtionships”.

Të thuash “faleminderit” dhe të shprehësh vlerësim për veprimet e partnerit mund të jetë një mënyrë efektive për të shmangur divorcin, thuhet në studimin e kryer nga Universiteti i Xhorxhias.

Ndjenja e mirënjohjes kundërshton impaktin që mund të kenë konfliktet në marrëdhënien në çift. “Edhe nëse një çift mund të jetë duke kaluar vështirësi në marrëdhënien e tyre, mirënjohja mund të ndihmojë në arritjen e rezultateve pozitive”, thonë studiuesit.

Studimi ka analizuar marrëdhënien e 468 çifteve të martuara. “Ne arritëm në përfundimin se te çiftet që kishin konflikte, shprehja e mirënjohjes ndikonte në uljen e efekteve negative dhe ruajtjen e stabilitetit të martesës”, thonë autorët e studimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat