​Arsyetimi i Gjykatës për Kurtin: Ekziston rreziku se i përsëritë veprat

Lajme

​Arsyetimi i Gjykatës për Kurtin: Ekziston rreziku se i përsëritë veprat

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:26

Në një komunikatë për media Gjykata Themelore e Prishtinës bën të ditur se gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për deputetin Albin Kurti sepse ekziston dyshimi se ai do t’i përsëris veprat penale si dhe do t’i shmanget drejtësisë.

Komunikata e Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda në procedurën paraprake me rastin e vendosjes sipas kërkesë së Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së sigurisë-paraburgim për të pandehurin Albin Kurti , pas mbajtjes së seancës dëgjimore në datën 28.11.2015 në të njëjtën ditë vendosi që të pranoi kërkesën e prokurorisë dhe ndaj të pandehurit Albin Kurti caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve llogaritur nga dita e ndalimit përkatësish nga data 28.11.2015.

Masa e paraburgimit ndaj tani të pandehurit Albin Kurti është caktuar për arsye se ndaj të njëjtit kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale:1.Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengimi i personit zyrtar.

Po ashtu gjykata sqaron se ekzistojnë dyshime të përsëritjes së veprave penale për të cilat tani dyshohet i pandehuri si dhe për shkak se i njëjti deri sot ka qenë në arrati edhe pse e kishte të ditur se është në kërkim nga prokuroria e Shtetit dhe për të njëjtin kishte urdhër për ndali ,arrestim dhe dërgim në prokurori.

Kundër këtij aktvendimi është e lejuar ankesa brenda afatit prej 3 ditëve nga dita e pranimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit për caktimin e masës së sigurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat