Çfarë të bëni kur shihni ish-partnerin

Life style

Çfarë të bëni kur shihni ish-partnerin

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 14:57

Përdoreni kamerën e mbrapshtë të smartfonit tuaj që të siguroheni se nuk ju ka mbetur ndonjë ushqim në dhëmbë.

2. Jeni pa makijazh? Përdoreni buzëkuqin që ti skuqni faqet, nëse edhe ai ju mungon atëherë pickoni faqet dhe kafshoni buzët për të arritur efektin e dëshiruar.

3. Nëse nuk i keni flokët në rregull, shkoni deri në tualet dhe përdoreni tharësen e duarve sikurse tharëse e flokëve për tu dhënë flokëve një vëllim më të madh.

4. Në momente të tilla është mirë të keni me vete ndonjë shishe të vogël me parfum.

5. Në kohën e mediave sociale, shmanguni nga pyetjet rreth pushimeve të tija të fundit në Karibe, gjë që e keni mësuar duke e “spijunuar” në Instagram.

6. Mundohuni mos të lavdëroheni me të dashurin e ri kardiokirurg, vetëm cekeni se ai është mjek.

7. Nëse jeni beqare, shmanguni nga tema e lidhjes suaj , flisni për promovimin tuaj të fundit në punë, për pushimet e ardhshme apo për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme.

8. Nëse ish-partneri është me partneren e tij apo me bashkëshorten, bëhuni e sjellshme dhe komplimetoni atë për çantën apo këpucët qoftë edhe nëse nuk ju pëlqejnë.

9. Bëni një plan largimi dhe bëhuni e para që evakuohet nga skena– ishit në ngutje për të shkuar në një shfaqe apo në një koncert me bileta të kufizuara!

10. Ruajeni qetësinë dhe në asnjë mënyrë mos u ofroni për një pije të përbashkët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat