Këshillat, 6 rastet kur femra duhet që të bëjë seks

Life style

Këshillat, 6 rastet kur femra duhet që të bëjë seks

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:53

Seksi është pjesë e dëshirave dhe kërkesave biologjike, por ka raste kur seksi është më i mirë pasi femra mund t arrijë maksimumin e orgazmës ose seksi largon stresin.

Më poshtë po ju listojmë këto raste:

Para një prezantimi të rëndësishëm Studimet tregojnë se kryerja e marrëdhënieve seksuale para një prezantimi të rëndësishëm qetëson nervat dhe largon stresin. Prandaj kryerja e seksi para një eventi të rëndësishëm do të bëjë që të keni performancë më të mirë.

Në mëngjes

Trupi i femrës është ndërtuar për seks në mëngjes pasi niveli i testosteroneve dhe energjisë është më i lartë. Gjithashtu seksi në mëngjes bën që të çlirohet endorfina që përgjigjet për humorin gjatë ditës.

Kur je pak pa qejf

Studimet tregojnë se seksi ka ndikim në sistemin imunitar. Prandaj kur ndiheni pa qejf, megjithëse nuk mund të jepni maksimumin tuaj, seksi mund tju bëjë vërtetë mirë.

Dita e 14-­të e ciklit

Në ditën e 14­të të ciklit, që përkon edhe me kohën e ovulacionit, klitori i femrës rritet rreth 20%. është periudha kur orgazma mund të arrihet maksimalisht dhe kur femra merr një kënaqësi të madhe seksuale.

Pas aktivitetit fizik

Studimet kanë treguar se qarkullimi i gjakut në pjesët gjenitale femërore rritet ndjeshëm pas një aktiviteti fizik, kjo për faktin se gjatë ushtrimeve fizike lëshohet testosteroni që përgjigjet për dëshirën seksuale. Gjithashtu femra e ndjen psikologjiksht veten më mirë pasi ndihet mirë me trupin e saj pas palestrës apo ushtrimeve të tjera fizike.

Pas një dite të vështirë

Nëse keni pasur një ditë të vështirë, një zgjidhje e mirë do të ishte seksi pasi do t’ju përmirësojë humorin dhe do t’ju heqë stresin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat