Gruaja që dhuroi 110 litra qumësht gjiri

Life style

Gruaja që dhuroi 110 litra qumësht gjiri

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:29

Amy Bormann nga Rhinelander, Wisconsin, është nënë e dy fëmijëve. Bormann ka thënë për ABC News, se fëmijun e saj të dytë,e ushqen me gji.

Ajo ka shumë qumësht, e ka menduar një mënyrë se si të mos shkoi dëm. Kështu ajo deri tani ka dhuruar 110 litra qumësht të gjirit për vetëm gjashtë muaj.

“Unë punojë në NICU, dhe e di se sa shumë rëndësi ka ushqyerja me qumësht të gjirit për foshnjat”, tha Bormann.
Kurse punonjësja në spitalin Aspirus Wusau, Susam Lindekugel, tregon për rëndësinë dhe për procedurën e dhurimit të qumështit.

“Ne jemi gjithmonë në kërkim të qumështit. Qumshti vie nga gjithë vendi, e është njësojë sikurse dhurimi i gjakut”, u shpreh Lindekugel.

Lindekugel gjithashtu tha që 110 litra, janë shumë për një grua. Kurse Bormann, shprehet që është më mirë që qumështi të dhurohet se sa të shkojë dëm.

“Unë shpresojë që çdo grua që ka qumësht të tepër, ta dhurojë atë”, është shprehur Borman.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat