Seksi, pas sa takimesh kryhet në një lidhje serioze?

Life style

Seksi, pas sa takimesh kryhet në një lidhje serioze?

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:35

Revista amerikane “Elle” ka realizuar një studim për të përcaktuar se sa duhet të jetë numri i takimeve mes dy të rinjve, përpara se të vijnë tek konsumimi i marrëdhënies seksuale.

Për këtë qëllim, “Elle” ka arritur të intervistojë 11 mijë persona, burra dhe gra nga 24 qytete të ndryshme të botës.

– Dhe pas përpunimit të të dhënave, rezultoi se një çift përpara se të vendosë për të kryer marrëdhënie seksuale, duhet të takohej 3.53 herë.

– Ndërkohë që ata duhet të takohen 6 herë, që secili të kuptojë se duhet të harrojë çdo marrëdhënie të mëparshme dhe pas takimit të nëntë, ata mund të ndjehen si të fejuar.

– Duke mbetur në gjuhën e shifrave, 53% e takimeve të para përfundojnë vetëm me një të puthur. 20% shkojnë deri në një farë nudititeti minimal.

– Një në 5 persona ka frekuentuar ishin e mikut/mikeshës.

– Një në 10 persona ka shkuar me shefin/shefen.

– 17% e të intervistuarve ka shkuar me mikun/mikeshën më të mirë.

Në fund të studimit, “Elle” shtron edhe një herë pyetjen, nëse në dashuri prevalojnë rregullat, apo tendenca e të sjellurit të pavarur dhe lirshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat