Veprimet që “i çartin” meshkujt

Life style

Veprimet që “i çartin” meshkujt

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:15

Çdo lidhje përballet me vështirësitë e veta, të cilat nëse keni vullnet dhe dëshira mundeni shumë lehtë t’i tejkaloni. Por, ka shumë njerëz të cilët i bëjnë disa gjëra të vogla në dukje, të cilat mund ta acarojnë aq shumë partnerin sa t’iu kërkojnë të ndaheni.
Cilat janë ato do t’i paraqesim në vazhdim, dhe në qoftë se edhe ju e bëni ndonjërën nga to do të ishte mirë që ta evitoni nëse dëshironi të keni një lidhje të shëndoshë.

- Tallja me shokët e tij: Nëse ka një gjë që meshkujt nuk e durojnë dot është kur të dashurat e tyre tallin dhe shajnë shokët e tyre më të mirë. Mos e bëni këtë, natyrisht nëse dëshironi të jeni me të.

- Goditja, gjoja për t’u “tallur”: Edhe ky është një zakon për vajzat që janë në një lidhje. Hopa, një goditje tek krahët apo edhe në fytyrë. Në fakt atij nuk i pëlqen, madje ndonjëherë edhe mund t’i dhembë, andaj kujdes.

- Kokëfortësia: Ai mund të jetë tolerant, por gjithçka e ka një kufi, nuk mund të dalë gjithmonë e juaja/

- Përmendja e ish-të dashurit: Edhe nëse e bëni për t’u ankuar mbi atë që keni pasur më përpara apo për t’i shpjeguar diçka, mirë do ishte që këto biseda të shmangeshin. Ai nuk do të dijë asgjë për ish-të dashurit tuaj.

- Përdorimi i emrave qesharakë në publik: Mund t’i thuash lepurush, budalla i vogël, apo diçka tjetër kur jeni në dhomë, por nëse e bëni këtë në publik ai do mërzitet shumë dhe do t’i duket sikur doni ta ulni para të tjerëve. Pse ta bëni atë të ndihet keq?

- Qëndrimi gjithë kohës me të: Edhe nëse e doni jashtë mase, mos “iu ngjitni” shumë partnerit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat