Femra kujdes, ja veprimet që largojnë meshkujt

Life style

Femra kujdes, ja veprimet që largojnë meshkujt

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:02

Mungesa e ndershmërisë- Kjo duket mjaft themelore. Besimi është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie dhe nëse ju nuk keni atë, ju nuk keni asgjë.

Vetëpëlqimi i tepërt- Është mirë të duash veten, por ndoshta të përpiqeni të mbani këtë brenda vetes pak më shumë është mirë.

Pretendimi se nuk po kuptoni për të marrë vëmendjen- Ju nuk jeni budallaqe, kështu që nuk duhet të luani rolin e të tillës.

Qëndrimi në telefon gjatë gjithë kohës- Dikush tha “Në të njëjtën mënyrë si kujdeseni për Snapchat ose Instagram keni kujdes se kjo pengon jetën e vërtetë”.

Të përpjekurit për ta bërë atë xheloz- Xhelozia është e pranueshme deri diku, por nëse teprohet efekti është i kundërt.

Të gënjesh për dëshirat e tua- Nëse ju e dini se ku ju doni të hani, mos i thoni atij për të vendosur dhe më pas të ankoheni për këtë.

Mendjengushtësia- Duket e drejtë. Nuk gjykoni që të mos gjykoheni.

Të qenit shumë mendje hapur- Njëlloj si të qenit mendjengushtë, edhe e kundërta e kësaj i pengon meshkujt. Çfarë mund të themi? Meshkujt janë krijesa emocionale shumë të komplikuar. Ndoshta nuk e dinë se çfarë ata duan.

Të mos dhënit komplimente- Ndonjëherë edhe meshkujt kanë nevojë të kuptojnë se një triko ose një këmishë ju rri bukur. Një herë e në pak kohë bëjani qejfin me ndonjë kompliment.

Të mos qenit e vërtetë- Mos luani lojëra. Jeni vetvetja dhe gjejeni një djalë që ju pëlqen ashtu siç jeni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat