Femrat dorëzohen para arrogancës, meshkujt para buzëqeshjes

Life style

Femrat dorëzohen para arrogancës, meshkujt para buzëqeshjes

Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 18:20

Qëllimi i hulumtimit ka qenë që të studiojë joshjet seksuale “në takimin e parë”, kështu që nga të anketuarit është kërkuar që të thonë se cila ishte përshtypja e tyre e parë, personi në fotografi a është atraktiv apo jo.

Kanë marrë pjesë 1.000 të anketuar, të cilët kanë vlerësuar joshjen e personave të gjinisë së kundërt nëpërmjet qindra fotografish, të cilat kanë shfaqur situata të shumëllojshme, nga lumturia deri te krenaria dhe arroganca.

Rezultatet kanë treguar dallim të madh midis gjinive: femrat i dorëzohen arrogancës, ndërkaq meshkujt buzëqeshjes, transmeton Telegrafi.

– Për damat më atraktivë janë tipat krenarë, të cilët kanë shprehje arrogante në fytyrë, sepse kjo u dërgon porosi mbi statusin e lakmueshëm në shoqëri dhe të partnerëve dhe baballarëve potencialisht të mirë.

– Meshkujt të cilët buzëqeshin lënë përshtypjen e autsajderit, sikur në njëfarë mënyre pranojnë që nuk janë dominues, ndërkaq tipat e tillë femrat nuk i duan, thotë psikologia dr. Jessica Tracy, drejtuese e ekipit dhe shton që meshkujt joshen nga vajzat me buzëqeshje të plotë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat