Sekreti për të pasur një trup perfekt

Life style

Sekreti për të pasur një trup perfekt

Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 12:30

Modelja seksi, Angela Martini po qëndron këto ditë në Los Angeles. Qëndrimi i saj atje ka për qëllim t’i tregojë fansave të saj se me çfarë ajo po merret dhe kjo nëpërmjet fotove dhe videove të përzgjedhura nga vetë ajo. Të gjithë i kanë vënë re linjat e saj trupore dhe format seksi, por modelja ka vendosur ta tregojë sekretin për një trup të përsosur. Çelësi duket se është palestra, të cilën Martini e frekuenton përditë. Angela ka postuar edhe një video ku shihet duke u ushtruar. “Nëse doni një trup të tillë, merrni “vullnetin” me vete dhe shkoni në palestër.” Këtë mesazh jep edhe Martini duke publikuar atë që ajo bën, për të frymëzuar fansat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat