Pse kemi frikë nga seksi gjatë periodave?

Life style

Pse kemi frikë nga seksi gjatë periodave?

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 22:03

Të shumtë janë ata që po presin daljen në ekranin e madh të kinemasë të filmit “50 hijet e Greit”.

Por shumë fansa janë zhgënjyer, pasi kanë mësuar se ndryshe nga libri, në film nuk do jetë një nga skenat e seksit më të famshme të të gjitha kohërave.

Bëhet fjalë për skenën e tamponit, ku Christian Grey dhe Ana Steele bëjnë seks, ndërkohë që ajo është në ciklin e menstruacioneve.

Për prodhuesit e filmit, duket se kjo ka qenë e tepërt.

Kur u është dashur të reduktojnë disa skena seksi, ata nuk janë menduar shumë dhe e kanë hequr të parën skenën e tamponit.

Huff Post shkruan se ky është një gabim, pasi skena mund të ishte shumë e rëndësishme dhe do ishte pritur mirë.

Ajo do ‘grushtonte në fytyrë tabutë për seksin gjatë periodave’.

Po ashtu, do i jepte mundësi shoqërisë që të diskutonte për këtë çështje, ndërkohë që ka shumë femra që pranojnë se kanë bërë seks kur ishin me menstruacione.

Heqja e kësaj skene vetëm sa shton më shumë idenë se periodat janë të shpifura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat