Më mirë të jesh i gjatë apo i shkurtër?

Life style

Më mirë të jesh i gjatë apo i shkurtër?

Më: 15 tetor 2015 Në ora: 00:39

Është mirë të jeni të gjatë apo të shkurtër? Objektivisht bëhet fjalë për një pyetje pak retorike, duke qenë se struktura jonë është një nga gjërat që nuk mund të ndryshohet. Nuk ekziston një e vërtetë sa i përket çështjes nëse është më mirë të jesh i/e shkurtër ose i/e gjatë, në kuptimin absolut.

Njerëzit e gjatë kanë avantazhet e tyre në jetë, sikurse edhe të shkurtrit. Ne kemi mbledhur disa nga studimet e bëra për këtë çështje, ku shpjegohen qartë avantazhet e njërës apo tjetrës palë.

Të gjatët, janë më inteligjentë se sa mesatarja
Fillojmë nga një karakteristikë që do t’u pëlqejë të gjithë atyre personave që i shikojnë të tjerët nga lart. Personat e gjatë janë mesatarisht më inteligjentë, ashtu siç bëhet e ditur nga një studim i kryer mbi 7000 persona nga Universiteti i
Kolorados.

Duke vëzhguar intelektin e personave në fjalë, është vënë re se ekziston një lidhje mes gjatësisë dhe inteligjencës, madje edhe tek njerëzit binjakë. Ndaj, njerëzit e gjatë duhet t’i mëshojnë matematikës dhe shkencave ekzakte, sepse mund t’ia dalin vërtet.

Të shkurtrit, më paranojakë dhe dyshues

Nëse në Kolorado kanë studiuar lidhjen mes inteligjencës dhe gjatësisë së personave, në Oksford kanë studiuar shkurtësinë e tyre dhe paranojën. Nga ky i fundit ka dalë se personat e shkurtër janë më të zgjuar për t’i parë gjërat me më imtësi, ndërsa u besojnë shumë pak të tjerëve.

Gjithsesi, këto kanë aspektet e tyre pozitive: Hitleri dhe Napoleoni kanë arritur të jenë pjesë e historisë njerëzore. Po kështu dhe Silvio Berluskoni bën pjesë te personat e shkurtër.

Të gjatët, sukses në marrëdhëniet me publikun
Nëse të shkurtrit mund të kenë sukses prej mënyrës se si ata ekspozohen ndaj situatave, të gjatët kanë më shumë sukses prej prezencës së tyre në publik. Në një studim të kryer te të gjithë presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgjithësisht mes kandidatëve në balotazh, në fund ka fituar gjithmonë më i gjati. Mos ndoshta siguria që transmetojnë personat e gjatë tek të tjerët, është një çelës suksesi i tyre në publik?

Të shkurtrit, jetojnë më gjatë
Gjithsesi, nëse jeni një person i shkurtër dhe nuk jeni të interesuar të bëheni president i SHBA-së, ka një lajm të mirë për ju: do të jetoni më gjatë. Në një komunë të Sardenjës,Villagrande Strisaili, jetojnë vetëm njerëz të shkurtër dhe jeta e tyre është shumë e gjatë. Për shkencëtarët, kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme.

Të gjatët, kanë më tepër sukses me femrat
Një studim tjetër në psikologjinë njerëzore: meshkujt e gjatë kanë më shumë sukses me femrat. Siç e dimë, për arsye natyrale, femrat kanë tendencë të zgjedhin një partner i cili i mbron, është në gjendje të kujdeset shumë për to, por edhe për familjen e tyre, nga rreziqet e mundshme.

Të shkurtrit rrezikohen më pak nga kanceri
Pika e fundit në favor të të shkurtërve i takon një studimi i cili ka bërë shumë bujë këto kohët e fundit, sidomos për rezultatet statistikore: personave të gjatë u kanoset një rrezik më i madh i prekjes nga tumoret. Përgjithësisht, rreziku rritet për çdo 10 cm gjatësi, 11% te femrat dhe 18% te meshkujt.

Të gjatët, janë më optimistë
Përgjatë viteve janë kryer studime të ndryshme, të cilat i takojnë shtatlartësisë dhe optimizmit dhe duket se ka një lidhje mes tyre. Të gjatët janë më të prirë që t’i shohin gjërat me më shumë optimizëm, e gjejnë mundësinë e zgjidhjeve për çdo situatë. Ndihen më superiorë. Pra, kanë tendencë t’i shohin pengesat si kalimtare, lehtësisht të kapërcyeshme në krahasim nga njerëzit e shkurtër, të cilët janë pesimistë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat