Vajza më me fat e Skocisë, pasi ka fituar loton prej 1 milion funte, tani ka fituar edhe në bastore

Life style

Vajza më me fat e Skocisë, pasi ka fituar loton prej 1 milion funte, tani ka fituar edhe në bastore

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:18

Jane Park kishte vënë bast 20 funte për 8 ekipe jo shumë shpresë dhënëse, dhe koeficienti i tyre doli që ishte 350 me 1.

Ajo ishte vetëm 17 vjeçare kur kishte fituar loton prej 1 milion funteve dhe tani sapo është shpallur si vajza më me fat e Skocisë pasi që ka fituar edhe një shumë tjetër nga bastvënësit.

Jane Park, tanimë 19 vjeçare nga Edinburg, ka fituar 7,000 funte ku ka vënë bast vetëm 20 dollar për disa ekipe të futbollit jo shumë shpresëdhënëse.

Jane, e cila kishte qenë pjesë e dokumentarit ‘Channel Four’ dhe që kishte rritur gjokset, i kishte vënë paratë e saj për 8 ekipe duke përfshirë Skocinë e cila kishte mundur Gjibraltarin 6-0.

Ajo gjithashtu kishte vënë bast edhe në favor të rivalit të Skocisë, Poloninë, ku e kishte vënë bastin se Polonia do të fitonte kundër Irlandës.

Pas një ndeshje të jashtëzakonshme, Polonia kishte fituar 2-1.

Jane, si një vajzë shumë me fat, loton e kishte fituar me tiketën e saj të parë që e kishte blerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat