Horoskopi ditor, e hënë 12 tetor 2015

Life style

Horoskopi ditor, e hënë 12 tetor 2015

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 07:07

Dashi

Duhet të zotëroni metoda të reja komunikimi gjatë bashkëveprimit me njerëzit që ju rrethojnë. Tregohuni të shoqërueshëm dhe mos kini frikë të përdorni hapur bukurinë tuaj. Kur nevoja e kërkon, mos ngurroni të shfaqni njohuritë tuaja, edukimin dhe aspiratën për të mësuar.

Demi

Merrni një pushim nga aktivitetet e zëna dhe shmangni pushtimin nga iluzionet. Gradualisht ju duhet të filloni një fazë të re të punës, lidhur me kursimet tuaja personale. Thuajeni të vërtetën siç e mendoni dhe mundohuni të mos shpenzoni para.

Binjakët

Nuk mjafton vetëm që të tregoni bukurinë tuaj në rritje. Ju duhet të tregoheni më të gatshëm për të vepruar. Nëse keni lindur në muajin maj, ju mund të ndjeni shenjat e para të dëshirës për të patur një aktivitet të ngjeshur. Gjatë kësaj dite, arma kryesore në adresimin e planeve tuaja, do të jetë aftësia juaj për të ndjerë dhe kuptuar njerëzit apo situatën përreth.

Gaforrja

Kjo është një ditë e mrekullueshme. Pavarësisht nga rrethana të caktuara, të cilat nuk do mund t’i kontrolloni direkt, ju do të ndiheni në mënyrë të mrekullueshme. Mendja juaj dhe emocionet tuaja do të jenë në harmoni të plotë dhe ju nuk do të mërziteni në asnjë çast. Talentet tuaja personale dhe aftësitë, synimet dhe aspiratat do të jenë në përputhje të plotë me njëra- tjetrën.

Luani

Nuk duhet t’i reklamoni mendimet dhe veprimet tuaja si të shenjta. Në të kundërt, aftësia juaj për të ruajtur qëllimet dhe ndjenjat intime në fshehtësi të thellë, nuk do të dominojë.

Virgjëresha

Ju do të jeni në gjendje që të trajtoni një zhgënjim tuajin në një mënyrë mjaft të mirë. Marrëdhëniet tuaja në çift do të jenë të dashura dhe të ngrohta. Do të jeni të aftë për të krijuar një situatë të natyrshme dhe familjare edhe me partnerët në biznes apo punë.

Peshorja

Gjatë përzgjedhjes së një ekipi apo grupimi për punë, duhet të mbështeteni në dy parime, logjikë dhe intuitë. Do të jetë zëri juaj i brendshëm, ai që do t’iu tregojë si të veproni në mënyrën më të drejtë të mundshme.

Akrepi

Suksesi ju pret në çdo gjë që ka të bëjë me edukimin dhe përpunimin e informacionit. Ju do të ndjeheni shumë mirë në një udhëtim larg shtëpisë. Edhe disa udhëtime të shkurtra, do t’iu dhurojnë momente të kënaqshme.

Shigjetari

Gjatë së hënës do të jeni më shumë se kurrë të ndjeshëm nga fuqia e emocioneve. Përkundër faktit se shumica e frikës suaj do të rezultojë e pabazuar, ju mund të ekzagjeroni disa rrethana negative ose të bashkëjetoni për një kohë të gjatë me gjëra që nuk i dëshironi.

Bricjapi

Nëse keni nevojë për informacione ose dokumente, duhet të vini në punë mendjen dhe intuitën tuaj. Është një kohë e mrekullueshme për marrëdhëniet tuaja bashkëshortore. Ju mund të shkoni në një udhëtim së bashku, në një kurs arsimor ose në punë.

Ujori

Mos kini frikë nga puna, pasi të jeni të sigurtë që përpjekjet tuaja do të shpërblehen. E vetmja gjë ku mund të gabohet është forma e pagesës që do të merrni. Kjo pasi mund të paguheni financiarisht, ose thjesht në formën e fjalëve mirënjohëse.

Peshqit

Ndryshime të papritura në familjen tuaj mund t’ua komplikojnë jetën. Në mënyrë që të zbutni goditjen, kaloni disa kohë me njerëzit që ju duan. Merruni me aktivitete krijuese ose kaloni kohë me fëmijët, në mënyrë që të merrni një energji të mirë shpirtërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat