Kur arrihet maksimumi i kënaqësisë në çift

Life style

Kur arrihet maksimumi i kënaqësisë në çift

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 16:28

Një studim i Universitetit të Mynihut zbuloi se çiftet arrijnë nivelin më të lartë të kënaqësisë seksuale me njëri-tjetrin pasi kanë konsumuar një vit lidhje së bashku.

Në studim u përfshinë persona të moshave të ndryshme, nga 25 vjeç deri në 41 vjeç, të cilët u pyetën rreth jetës së tyre seksuale.

Nga rezultatet doli se ata ishin më të kënaqur për seksin me partnerin/partneren pas një viti aktivitet seksual së bashku.

Studiuesit besojnë se kjo pikë arrihet pas një viti për shkak se partnerët e kalojnë vitin e parë duke eksperimentuar, për të kuptuar se çfarë u pëlqen më shumë në shtrat derisa të ndihen me tjetrin “si në krevatin e tyre” dhe atëherë nisin të përsosin aftësitë e tyre për të kënaqur njëri tjetrin.

U zbulua gjithashtu se çiftet që zihen gjithmonë e më tepër janë ato që kanë gjithmonë e më pak marrëdhënie seksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat