Horoskopi ditor, e shtunë 10 tetor 2015

Life style

Horoskopi ditor, e shtunë 10 tetor 2015

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 07:21

Dashi

E shtuna mund të jetë shumë e vështirë për të marrë pjesë në të gjitha angazhimet e planifikuara. Mundohuni të ruani qetësinë dhe t’i marrni gjërat nga ana pozitive. Bashkëpunimi me partnerin do ju ndihmojë të kapërceni çdo vështirësi.

Demi

Do të jetë një e shtunë plot entuziazëm, ku shumë lehtë do jeni në gjendje për të gjetur zgjidhje për çdo problem që jeni ndeshur deri më tani. Mos hezitoni të ndihmoni asnjë nga miqtë tuaj që drejtohen te ju për të kërkuar një këshillë për ndihmë. Me mbështetjen e Plutonit dhe Hënës, ju ndiheni të sigurt për veten. Guximi juaj e kënaq partnerin në dashuri, por jini të kujdesshëm për të mos bërë premtime që nuk mund t’i mbani.

Binjakët

Për ju horoskopi sot do të jetë një ditë tërësisht negative. Në qiellin tuaj astral do të jetë një komplot që do ju prishi momentet e qetësisë. Ju keni opozitën negative të planetëve të ndryshme, të cilat do të shkaktojnë grindje të forta dhe momente të tensionuara.

Gaforrja

E shtuna do të jetë një ditë pozitive në sajë të mbështetjes së Marsit, Venusit dhe Jupiterit. Saturni ju kujton vazhdimisht të gjitha angazhimet tuaja, duke mos ju lejuar të gëzoni me miqtë, shokët apo kolegët e besuar. Përkujdesja e madhe që do tregoni ndaj partnerit, mund t’ju ndihmojë të jeni më të relaksuar edhe në dashuri.

Luani

Për ju sot horoskopi parashikon kohën më të mirë për të marrë shpërblimet dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më të kënaqur dhe krenarë për arritjet. Në vend të punës ose studimit më në fund ju filloni të shihni rezultatet e para të përpjekjeve tuaja, por edhe në dashuri do të jetë e vështirë për t'i rezistuar bukurise tuaj!

Virgjëresha

Planetet armiqësore që grumbullohen kundër jush, do ju përfshijnë në një gjendje ankthi, tensioni dhe kjo do të jetë e vështirë që të merrni në dorë optimizmin. Këshillohet të kaloni disa kohë me miqtë tuaj, janë të vetmit që mund t’ju rrisin moralin.

Peshorja

Për ju dita e sotme ka parashikuar përballjen me disa vështirësi. Disa të papritura do ju parandalojnë të merrni disa iniciativa. Në fakt, mungesa e energjisë do t'ju detyrojë të pushoni. Përqendrimi i ulët dhe lodhja nuk do ju lejojnë të punoni apo studioni.

Akrepi

Më në fund një valë fati do t’ju ndihmojë të rregulloni dhe zgjidhni problemet. Dita parashikohet e mrekullueshme, ku energjia dhe siguria do ju shoqërojnë përgjatë kësaj të shtune. Në mbrëmje disa momente magjike me partnerin tuaj, do ju relaksojnë.

Shigjetari

Ditë e komplikuar për Shigjetarët. Me Saturnin armiqësor së bashku me Marsit dhe Jupiterit do shfaqen disa probleme me partnerin që mund të përfundojnë në debate. Mundohuni të ruani qetësinë, me pak durim mund të kalohet gjithçka.

Bricjapi

Hëna ditore e horoskopit sinjalizon një ditë pozitive te ju duke ju dhuruar vetëm lumturi. Një festë me miqtë, apo një organizim me partnerin do të ishte ideale për këtë të shtunë. Sot ju jeni në humor për momente të lumtura dhe butësi!

Ujori

Horoskopi sot ofron një ditë të këndshme, ju mund të relaksoheni dhe të gëzoni disa shpërblime të vogla. Në punë apo studime keni bërë përparime të rëndësishme. Ndërsa ju flisni për dashurinë vëmendja e partnerit tuaj është vetëm te ju. Harmonia dhe stabiliteti janë ato që dëshironi.

Peshqit

Kjo do të jetë një e shtunë sfiduese, ku do të keni Marsin, Jupiteri, Saturni dhe Hënën kundër jush. Por me pak fjalë, nuk do të humbisni asgjë! Ju mund të kërkoni ndihmë nga dikush që ju besoni dhe gjithçka mund të rregullohet. Në mbrëmje parashikohet pak tension edhe me partnerin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat