Franca do të ndalojë Kësulëkuqen: Ka përmbajtje seksiste

Life style

Franca do të ndalojë Kësulëkuqen: Ka përmbajtje seksiste

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:34

Përralla e Kësulëkuqes duhet të hiqet nga librat e shkollës. Është kjo bindja e ministres së Edukimit në Francë, Najat Vallaud-Belkacem, e cila lajmëroi dëbimin e stereotipeve të tilla nga manualet shkollore. Për të bërë diçka të tillë ajo i ka besuar studios Hubertine Auclert, sipas së cilës një numër i madh përrallash popullore si Kësulëkuqja, Hirushja, Hansel dhe Gretel, janë të mbushura me stereotipe seksiste. Studiuesit francezë thonë se pjesa më e madhe e personazheve femërore trajtohen edhe me stereotipe seksiste. Sipas qendrës Hubertine Auclert, qysh në imazhet e para ku mësohet për të lexuar, vajzat luajnë kryesisht në ambiente të mbyllura, femrat qëndrojnë në kuzhinë ose merren me detyrat e tyre si nëna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat