Testamenti i milionerit për vajzat e tij do ju befasojë

Life style

Testamenti i milionerit për vajzat e tij do ju befasojë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:10

Një multimilioner nga Nju Jorku duket se ka vendosur të diktojë testamentin e tij për vajzat nga përtej varrit.

Maurice Laboz, që vdiq në fillim të këtij viti, ka vendosur që vajzat e tij, Marlena, 21 vjeç dhe Victoria, 17 vjeç, të trashëgojnë nga 10 milionë dollarë secila kur të mbushin 35 vjeç.

Megjithatë, 77-vjeçari ka siguruar që vajzat të marrin bonuse më herët në rast se ndjekin një universitet të mirë, martohen me personin e duhur, gjejnë punë të mira dhe nuk bëjnë fëmijë jashtëmartesorë.

Një bord do kujdeset për zbatimin e testamentit të tij.

Ekzekutuesit e testamentit mund t’u japin vajzave nga gjysmë milionë dollarë nëse martohen përpara se të mbushin 35 vjeç, por në rast se burrat e tyre nënshkruajnë një deklaratë se nuk do i prekin paratë.

Ato mund të marrë nga 750 mijë dollarë nëse diplomohen nga një universitet i akredituar dhe shkruajnë 100 fjalë se çfarë duan të bëjnë me paratë.

Vajzat do të marrin të njëjtën shumë nëse kujdesen për mamanë e tyre, e cila nuk ka marrë asgjë nga testamenti.

Laboz la një pasuri prej 37 milionë dollarë.

Pjesa tjetër e shumës do të shkojë për bamirësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat